top of page

Shqipëria mbushet me turistë, ja sa vizitorë të huaj erdhën në vetëm 8 muaj

Sep 19
1 min read

Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht, numri i vizitorëve të huaj ka kaluar 2.4 milionë, duke konfirmuar ecurinë pozitive të sezonit turistik dhe rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion ndërkombëtar.


Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila vlerëson se rritja e numrit të vizitorëve duhet të shoqërohet me një zhvillim më të qëndrueshëm të sektorit. Fokusi për periudhën në vijim, sipas ministrisë, do të jetë te investimet cilësore, zhvillimi i ekonomisë së eventeve, rijetëzimi i trashëgimisë kulturore dhe zgjerimi i ofertës turistike gjatë gjithë vitit.


Qëllimi është që turizmi të sjellë më shumë punësim, të forcojë ekonomitë lokale dhe të ndikojë në rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare. Shqipëria synon të kalojë nga një turizëm i përqendruar kryesisht në muajt e verës drejt një oferte më të diversifikuar dhe aktive gjatë gjithë vitit.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page