top of page

Karburantet në nivele rekord në Europë, çfarë pritet të ndodhë në tetor

Sep 19
1 min read

Nafta mund të mbetet nën presion edhe gjatë muajit tetor, ndërsa tregu europian po përballet me çmime rekord të karburanteve dhe pasiguri të lartë për furnizimet. Ekspertë të Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se marzhet e rafinimit për naftën pritet të arrijnë kulmin muajin e ardhshëm, çka mund të mbajë lart presionin mbi çmimet e karburanteve.


Paralajmërimi vjen në një moment kur çmimet e karburanteve në Bashkimin Europian kanë arritur nivele rekord. Sipas të dhënave të Komisionit Europian të cituara, çmimi mesatar i benzinës në BE është rreth 2 euro për litër, ndërsa nafta rreth 2.1 euro për litër. Mbushja e një automjeti me 50 litra kushton mesatarisht rreth 103 euro për benzinën dhe 108 euro për naftën. Sipas ekspertëve të BQE-së, një nga faktorët që po ushqen shtrenjtimin nuk është vetëm çmimi i naftës bruto, por edhe marzhi i rafinimit, pra kostoja dhe fitimi i lidhur me përpunimin e naftës bruto në karburant.


Për naftën, këto marzhe pritet të arrijnë kulmin në tetor. Kjo do të thotë se edhe nëse çmimi i naftës bruto nuk pëson një rritje të re të fortë, presioni mbi çmimin e karburanteve mund të vazhdojë për shkak të situatës në rafineri dhe furnizimeve. BQE ka theksuar se shkalla e çrregullimit aktual në treg mund ta bëjë përshtatjen e ofertës më të ngadaltë se në periudha të mëparshme. Në tregjet ndërkombëtare, nafta vijon të tregtohet mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi. Brent u mbyll të premten, më 18 shtator, në rreth 104.87 dollarë për fuçi, ndërsa WTI në 100.30 dollarë.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page