Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend, ja kur hyn në fuqi vendimi

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për naftën dhe benzinën në tregun shqiptar. Vendimi është marrë në mbledhjen e dytë të Bordit, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte deri tani. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 201 lekë për litër. Për benzinën çmimi zbret me 2 lekë. Bordi ka përcaktuar një çmim maksimal prej 193 lekësh për litër në shitjen me pakicë dhe 181 lekësh për litër në shitjen me shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 22 shtator, në orën 12:00, dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të përcaktohen ndryshimet e radhës në çmimet e shitjes.






Comments