top of page

Rama zbulon planin e ri për zonat turistike: Çfarë do të bëjnë komunitetet

Sep 20
1 min read

Qeveria synon të krijojë projekte pilot në zonat turistike, ku komunitetet lokale dhe operatorët që merren me turizëm të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore për mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, ku tha se komunitetet lokale mund të organizohen në shoqata dhe të marrin përsipër detyra konkrete për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonave turistike.


“Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet që merren me turizëm, të cilat do të organizohen në shoqata dhe do të marrin përsipër angazhime konkrete për ruajtjen e mjedisit. Këto struktura mund të kontribuojnë në sinjalizimin e problematikave në terren, pastrimin e mbetjeve, parandalimin e ndërtimeve pa leje, evidentimin e prerjeve të paligjshme dhe marrjen e masave për reduktimin e rrezikut nga zjarret”, tha Rama.


Duke iu referuar Lumit të Shalës si një prej markave turistike të vendit, kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së pasurisë natyrore. Sipas tij, dëmtimi i mjedisit mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në aktivitetin ekonomik të komuniteteve që jetojnë nga turizmi. “Duhet mbrojtur në të gjitha aspektet, nga ruajtja e natyrës dhe higjiena, deri te mënyra e ndërtimeve dhe mirëmbajtja e pyjeve”, u shpreh Rama. Kryeministri kërkoi gjithashtu krijimin e një përgjegjësie të përbashkët mes shtetit, komuniteteve dhe operatorëve lokalë në territoret turistike, me qëllim ruajtjen e burimeve natyrore.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page