top of page
Të gjithë Artikujt


Pa dokument pronësie? Ja si mund të merrni certifikatën për shtëpinë dhe truallin
Qytetarët që kanë ndërtuar objekte pa leje ose kanë në përdorim troje për të cilat nuk disponojnë dokument pronësie do të kenë mundësi të përfundojnë procedurat për pajisjen me dokumentin e pronësisë. Vendimi i fundit i qeverisë përcakton procedurat që do të ndiqen për këto pasuri, ndërsa përgjegjësia për evidentimin dhe trajtimin e tyre i është ngarkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Institucioni do të përcaktojë blloqet kadastrale ku do të zhvillohen procedurat për obje


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Hapet platforma online për bizneset, ja si mund të aplikojnë
Bizneset e vogla dhe të mesme që kërkojnë financim për të zgjeruar apo modernizuar aktivitetin e tyre tashmë mund të shprehin interesin për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” përmes një platforme të automatizuar në e-Albania. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se platforma e re është vënë në funksion me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ndjekjen online të procesit, që nga momenti i aplikimit fillestar deri në përgatitjen e biznesit


Vende të lira pune për studentët ekselentë në administratë, ja deri kur mund të aplikoni
Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka njoftuar se në këtë fazë janë në dispozicion 210 vende të lira pune në 91 institucione publike. Të diplomuarit me rezultate të larta mund të aplikojnë për pozicionet e hapura përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike. Afati i aplikimeve është deri më 1 tetor 2026. Ministrja Pirdeni u ka bërë thir


Sejko mbledh bankat: Kujdes me kreditimin
Kredia për blerjen e banesave vijon të rritet me ritme të larta në Shqipëri. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, kredia hipotekare u zgjerua me 16.1% në terma vjetorë, ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë u regjistrua në 3.9%. Shifrat u bënë publike nga Banka e Shqipërisë pas takimit të zhvilluar më 16 shtator mes Guvernatorit Gent Sejko, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe drejtuesve të bankave tregtare që operojnë


Shteti merr në dorë rezervën e naftës, Karakaçi zbardh detajet
Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve do të menaxhohet nga shteti. Vendimi për ndryshimin e mënyrës së administrimit është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë, ku u miratua ligji i ri për rezervën e sigurisë së hidrokarbureve. Sipas ministrit, qëllimi i skemës së re është që shteti të ketë në dispozicion një sasi rezervë karburanti që mund të përdoret në rastet kur në treg shfaqen probleme me furnizimin apo situat


Rikthehet Bordit i Transparencës, zbardhet vendimi i qeverisë
Në një kohë kur çmimi i naftës në tregun vendas ka arritur në 229-230 lekë/litër, qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se bashkë me Bordin, do të rikthehet edhe ulja e akcizës me 20%, nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër. E njëjta skemë lehtësuese ishte edhe në periudhën e pranverës, kur nisi shtrenjtimi i çmimit të naftës. "Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fu


Kredi për shtëpi në 2027, zbardhet skema për çiftet e reja. Kush mund të përfitojë
Programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja pritet të nisë në vitin 2027 me 4 mijë kredi të lehtësuara, por mënyra se si do të funksionojë skema ka disa detaje që përcaktojnë se kush përfiton interesin zero, kush kalon në 3% dhe çfarë ndodh nëse banesa që dëshiron familja kushton më shumë se 60 mijë euro. Detajet janë bërë të ditura nga drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabova, në një intervistë televizive. Skema parashikon që një pjesë e kredive të kenë i


“Skanim” derë më derë për pronat në Himarë, zbulohet kalendari i Kadastrës
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për trajtimin e banesave që vijojnë të mos kenë dokumentacion të plotë pronësie. Deri në nëntor, ekipet e ASHK-së do të jenë në Bashkinë e Himarës, ku do të lëvizin fshat më fshat dhe do të punojnë derë më derë, me synim evidentimin e problematikave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve në vetë zonat ku ndodhen pasuritë. Sipas njoftimit të publikuar nga Kadastra, procesi përfshin 23 fshatra të Bashkisë Himarë dhe d


Nisin punimet për bypassin e Elbasanit, do të shfryjë trafikun drejt juglindjes
Kanë nisur punimet për bypassin e Elbasanit, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë-Elbasan dhe të përmirësojë lidhjen e këtij korridori me juglindjen dhe jugun e vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se punimet kanë nisur në pjesën ku fillon hinka e autostradës Tiranë-Elbasan. Sipas tij, bypassi do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, me të njëjtat standarde që karakterizojnë aktualisht rrugën Tiranë-Elbas


Rritja e pensioneve, nga 2027 dyfishohet bonusi mujor
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se rritja e të ardhurave të pensionistëve do të vijojë të jetë një nga prioritetet e politikave sociale, duke paralajmëruar dyfishimin e bonusit mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve nga 1 janari 2027. Ibrahimaj tha se bonusi mujor ka nisur të zbatohet gjatë vitit 2026, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm masa e tij do të dyfishohet. Krahas bonusit, do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve. Për financimin e


Paralajmërimi i fortë për çmimin e naftës: Mund të arrijë në 260 lekë/litër
Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 229 lekë për litër, duke shtuar presionin mbi konsumatorët dhe bizneset. Ky nivel është ndër më të lartët në rajon, ndërsa nëse kthehemi pas në kohë, duket sikur tregu shqiptar po përjeton thuajse të njëjtën krizë çmimesh si ajo kur nisi lufta në Ukrainë. Eksperti Igli Tola vlerëson se Shqipëria ka pasur çmimet më të larta të karburanteve në rajon edhe përpara krizës së fundit ndërkombëtare. Ai sjell si shembull periudhën kur në Shqipë


Keni firmosur kontratën e shtëpisë? Ky është hapi që nuk duhet ta harroni
Regjistrimi i kontratës së shitjes në regjistrin kadastral është një nga hapat kryesorë për formalizimin e pronësisë së një pasurie. Pas nënshkrimit të kontratës, blerësi duhet të ndjekë procedurën për regjistrimin e saj pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në mënyrë që e drejta e pronësisë të pasqyrohet në regjistrin kadastral në emër të tij. Për të shmangur kamatëvonesat, aplikimi duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes. Respektimi
bottom of page