top of page
Të gjithë Artikujt


Keni firmosur kontratën e shtëpisë? Ky është hapi që nuk duhet ta harroni
Regjistrimi i kontratës së shitjes në regjistrin kadastral është një nga hapat kryesorë për formalizimin e pronësisë së një pasurie. Pas nënshkrimit të kontratës, blerësi duhet të ndjekë procedurën për regjistrimin e saj pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në mënyrë që e drejta e pronësisë të pasqyrohet në regjistrin kadastral në emër të tij. Për të shmangur kamatëvonesat, aplikimi duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitjes. Respektimi


Fundi i pritjes për legalizimet? Qeveria propozon afate dhe procedura të reja
Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje pritet të hyjë në një fazë të re. Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj që synon përshpejtimin dhe përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë, duke vendosur rregulla të reja për poseduesit, ndërtimet pa leje, konfliktet mes investitorëve dhe pronarëve, si edhe për rastet kur subjektet nuk identifikohen. Ndryshimet i japin Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kompetenca të reja për të mos lejuar që pengesat në terre


Lëvizje e papritur nga qeveria, Kadastra dhe ATP bëhen një. Ja çfarë ndryshon për pronat
Qeveria po ndërmerr një reformë të thellë në institucionet që trajtojnë çështjet e pronave në vend. Nga reforma preken konktetisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pronës, duke bashkuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës me Agjencinë e Trajtimit të Pronës. Sipas draftit, institucioni i ri do të ketë nën një strukturë regjistrimin e pasurive të paluajt


Kadastra zbret sot në terren! Troket derë më derë për pronat pa dokumente
Një mënyrë e re për të trajtuar problematikën e banesave pa dokumentacion pronësie nis të zbatohet nga sot nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Në vend që qytetarët të presin procedurat vetëm përmes aplikimeve, specialistët do të dalin në terren dhe do të trokasin derë më derë për të identifikuar dhe trajtuar rastet që plotësojnë kushtet ligjore. Nisma nis në Palasë, ku ekipet e Kadastrës do të qëndrojnë për një javë. Gjatë kësaj periudhe synohet të evidentohen dhe të shqyrto


Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit: këto janë dokumentet që duhen për aplikim
Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar informacionin për dokumentacionin që duhet të paraqesin ish-qiramarrësit në ish-pronë private që aplikojnë për kredi me 0% interes. Sipas informacionit të publikuar, aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania. Skema synon të mbështesë familjet përfituese për zgjidhjen e strehimit, ndërsa subvencionimi i interesave të kredisë financohet nga Buxheti i Shtetit. Dokumentet që kërkohen Nga materialet e publikuara nga Enti Kombëtar i Banesave


Qiratë “fluturojnë” në shtator, eksperti zbulon çfarë po ndodh
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë me kërkesë të lartë, ndërsa nisja e vitit akademik po rikthen në fokus edhe tregun e qirave. Qendra e qytetit mbetet zgjedhja kryesore për një pjesë të konsiderueshme të kërkuesve, ndërsa zonat periferike ofrojnë alternativa më ekonomike. Demirxhiu deklaroi në një intervistë se gjatë muajve të verës është vërejtur një fluks i shtuar kërkese në treg. Megjithatë, sipas tij, ritmi i kësaj kërkese është zbutur krahasuar me


Sinjal i ri nga tregu i pronave: Çfarë po ndodh në periferi të Tiranës
Tirana po hyn në një fazë të re të tregut të pasurive të paluajtshme. Pas viteve kur kërkesa dhe çmimet u rritën me ritme të shpejta, blerësit duket se po bëhen më selektivë, ndërsa vëmendja po zhvendoset gradualisht nga zonat tradicionale të kryeqytetit drejt periferive dhe territoreve që po përjetojnë zhvillim të ri urban. Apartamentet mbeten produkti kryesor i tregut rezidencial, si për familjet që kërkojnë banesë, ashtu edhe për personat që e konsiderojnë pronën një mënyr


Përfundon trajtimi i banesave informale në Selitën e Madhe, ja sa familje përfitojnë nga legalizimet
Ka përfunduar procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në zonën prioritare të Selitës së Madhe. Verifikimet janë kryer derë më derë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ndërsa në terren janë evidentuar gjithsej 733 ndërtesa. Nga kontrollet e kryera, 364 banorë kanë deklaruar se disponojnë dokumentacion pronësie, ndërsa për një pjesë të familjeve procedurat e legalizimit kanë përfunduar. Sipas të dhënave të publikuara nga ASHK, 41 familje kanë marrë vendim le


Apartamente të paguara, por nën sekuestro: ndryshon ligji, çfarë ndodh me blerësit
Një apartament për të cilin qytetari ka paguar paratë mund të përfundojë nën administrimin e shtetit nëse objekti lidhet me një subjekt të hetuar ose dënuar nga drejtësia. Pikërisht kjo situatë ka vënë përballë njëri-tjetrit interesin e shtetit për të konfiskuar pasuritë e paligjshme dhe të drejtën e qytetarëve që kanë investuar kursimet e tyre në një banesë. Ndryshimet e propozuara në kuadrin ligjor për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara synojnë të v


Një nga gangrenat e pronave merr fund, 4.3 milionë kartela digjitalizohen
Për vite me radhë, kartelat fizike të pronësisë kanë qenë një nga pengesat kryesore në procesin e administrimit dhe formalizimit të pronave në Shqipëri. Kërkimi manual i dokumenteve, regjistrat fizikë dhe nevoja për konsultimin e tyre kanë sjellë vonesa, procedura të zgjatura dhe risk për gabime në përpunimin e të dhënave. Kjo situatë pritet të ndryshojë pas përfundimit të digjitalizimit të rreth 4.3 milionë kartelave të pasurisë në të gjithë vendin. Agjencia Shtetërore e Kad


Gjyqi për pronat, ja procedura që duhet të dini
Një proces gjyqësor që lidhet me një pronë nuk duhet të mbetet vetëm në dokumentet e gjykatës. Për të bërë të ditur zyrtarisht se mbi një pasuri ekziston një pretendim apo konflikt në shqyrtim, kërkesë-padía mund të regjistrohet edhe në të dhënat kadastrale të pronës. Ky veprim bën që informacioni mbi procesin gjyqësor të pasqyrohet në kartelën e pasurisë dhe të jetë pjesë e informacionit zyrtar që lidhet me të. Ku pasqyrohet kërkesë-padía? Pas përfundimit të procedurës, info


Keni AMTP por nuk e keni regjistruar ende pronën? Hapat që duhet të ndiqni
Qytetarët që disponojnë një Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) duhet të plotësojnë disa kërkesa dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për regjistrimin e tokës bujqësore. Sipas udhëzimeve për procedurën e regjistrimit të AMTP-ve, përpara aplikimit është e nevojshme që përfituesit të kenë të plotë dokumentacionin që provon të drejtën mbi tokën. Procedura e regjistrimit të të drejtës së pronësisë mbi pasurinë e përfituar me AMTP kryhet nga institucionet kadastrale. Do
bottom of page