top of page
Të gjithë Artikujt


Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve
Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit. Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë p


Çfarë kërkon Shqipëria pas bumit të turistëve? Ibrahimaj: Të qëndrojnë më shumë
Në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se pozicioni gjeografik dhe përmasat e Shqipërisë krijojnë mundësi për ta kthyer udhëtimin në një eksperiencë më të plotë për turistët. Sipas saj, fakti që një vizitor mund të lëvizë brenda pak orësh nga veriu në jug është një avantazh që duhet shfrytëzuar për të krijuar destinacione dhe aktivitete që nxisin turistët të qëndrojnë më gjatë në vend. “Shqipëria ka


Zhvlerësimi i euros, a do të ulet tarifa që paguhet në Rrugën e Kombit?
Forcimi i lekut ndaj euros nuk pritet të sjellë ulje të tarifës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifa bazë e përcaktuar në kontratën koncesionare është 5 euro me TVSH për automjetet e zakonshme, ndërsa pagesa në lekë është përcaktuar mbi bazën e kursit të këmbimit në momentin e nisjes së tarifimit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, për automjetet e kategorisë standarde tarifa është 660 lekë, krahas ekuivalentit prej 5 eurosh. Për motoçikletat tarifa është 2.5


Çmime fikse për 3 muaj, qeveria zbulon marrëveshjen me supermarketet
Një pjesë e produkteve bazë ushqimore dhe të higjienës mund të tregtohen me çmime fikse për një periudhë tre mujore, si pjesë e një nisme që qeveria po diskuton me importuesit, prodhuesit dhe rrjetet e marketeve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për ecurinë e treguesve ekonomikë për periudhën janar-gusht 2026, tha se autoritetet po punojnë me aktorët e tregut për të përcaktuar listën e produkteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje. “Jemi duke


“Pasqyra e Çmimeve” shtyhet përtej 1 tetorit, do të nisë me 160 produkte
Platforma “Pasqyra e Çmimeve”, e cila ishte paralajmëruar se do të ishte gati më 1 tetor, do të jetë funksionale në 10-ditëshin e parë të muajit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë konference për shtyp. Sipas ministres, në fazën e parë platforma do të përfshijë 160 produkte, kryesisht ushqime dhe artikuj higjiene. Përmes saj, konsumatorët do të kenë mundësi të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve në treg. Paralelisht me këtë nismë, q


10 mijë lekë në muaj për pensionistët? Zbulohet paketa e re që po shqyrton qeveria
Pensionistët dhe shtresat në nevojë mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare nga shteti, ndërsa qeveria po shqyrton mundësinë e hartimit të një pakete të re ndihme për përballimin e rritjes së kostos së jetesës. Paketa që po diskutohet pritet të jetë e ngjashme me skemat e mëparshme të rezistencës sociale apo solidaritetit. Në të mund të përfshihen pensionistët, invalidët e punës dhe përfituesit e ndihmës ekonomike. Nga diskutimet e deritanishme nga grupi i punës,


Shtëpi me 60 mijë euro, Ibrahimaj mbledh Shoqatën e Ndërtuesve: Ka në periferi
Qeveria po përgatit një paketë të re për strehimin, e cila synon të zgjerojë mbështetjen përtej familjeve në nevojë dhe të përfshijë edhe të rinjtë, çiftet e reja, profesionistët dhe familjet që e kanë të vështirë të përballojnë kostot e blerjes ose të qirasë së një banese. Detajet e skemës janë diskutuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në takimin me Shoqatën e Ndërtuesve dhe aktorë të tregut të pasurive të paluajtshme. “Ne kemi bërë që prej një v


Çmimet në rritje, a do ketë paketë shtesë për familjet në nevojë?
Rritja e çmimeve po rikthen në vëmendje nevojën për masa mbështetëse për familjet dhe shtresat në nevojë. Rikthimi nga qeveria i Bordit të Transparencës për karburantet, në një kohë kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, është një tjetër tregues i presioneve që po shfaqen në treg. Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me karburantet, pasi rritja e kostove mund të reflektohet edhe në produkte dhe shërbime të tjera, duke shtuar barrën mbi buxhetet familjare. Ndërsa vend


Çmime më të ulëta në supermarkete si në Greqi? Ibrahimaj zbulon nismën
Qeveria po shqyrton aplikimin në Shqipëri të një modeli të përdorur në Greqi për të mbajtur të ulëta çmimet e një grupi produktesh bazë, veçanërisht për familjet në nevojë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se në takimet me rrjetet e supermarketeve është diskutuar krijimi i një liste të posaçme produktesh me vlerë të ulët. Sipas saj, këto produkte do t’u dedikoheshin shtresave në nevojë dhe supermarketet do të angazhoheshin t’i shisnin me
Çmimet nën lupën e qeverisë, supermarketet nuk japin të dhënat
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga pjesa më e madhe e rrjeteve të supermarketeve për nismën “Pasqyra e Çmimeve”, që synon të rrisë transparencën mbi çmimet e produkteve bazë dhe t’u mundësojë konsumatorëve të krahasojnë çmimet në treg. Gjatë një takimi me supermarketet dhe furnitorët, Ibrahimaj tha se ministria u kishte kërkuar rrjeteve kryesore të dorëzonin listën e produkteve më të shitura, përfshirë produktet


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Hapet platforma online për bizneset, ja si mund të aplikojnë
Bizneset e vogla dhe të mesme që kërkojnë financim për të zgjeruar apo modernizuar aktivitetin e tyre tashmë mund të shprehin interesin për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” përmes një platforme të automatizuar në e-Albania. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se platforma e re është vënë në funksion me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ndjekjen online të procesit, që nga momenti i aplikimit fillestar deri në përgatitjen e biznesit


Rikthehet Bordit i Transparencës, zbardhet vendimi i qeverisë
Në një kohë kur çmimi i naftës në tregun vendas ka arritur në 229-230 lekë/litër, qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se bashkë me Bordin, do të rikthehet edhe ulja e akcizës me 20%, nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër. E njëjta skemë lehtësuese ishte edhe në periudhën e pranverës, kur nisi shtrenjtimi i çmimit të naftës. "Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fu
bottom of page