top of page

Zhvlerësimi i euros, a do të ulet tarifa që paguhet në Rrugën e Kombit?

Sep 30
1 min read

Forcimi i lekut ndaj euros nuk pritet të sjellë ulje të tarifës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifa bazë e përcaktuar në kontratën koncesionare është 5 euro me TVSH për automjetet e zakonshme, ndërsa pagesa në lekë është përcaktuar mbi bazën e kursit të këmbimit në momentin e nisjes së tarifimit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, për automjetet e kategorisë standarde tarifa është 660 lekë, krahas ekuivalentit prej 5 eurosh. Për motoçikletat tarifa është 2.5 euro, ndërsa kategoritë e mjeteve të rënda paguajnë tarifa më të larta. Por, ndërsa euroja ka humbur vlerë ndaj lekut, tarifa nuk është ndryshuar.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se nuk sheh arsye ekonomike për rinegocimin e tarifës. Sipas saj, ajo është një tarifë e negociuar dhe e fiksuar në kontratën koncesionare, ndërsa kostot operative të koncesionarit janë në lekë dhe nuk lidhen drejtpërdrejt me kursin e euros. “Tarifa e një kontrate koncesionare është një tarifë e negociuar, e fiksuar në kontratë”, tha Ibrahimaj, duke shtuar se në rastin e Rrugës së Kombit shpenzimet operative janë në monedhën vendase.


Sipas ministres, një ulje do të kishte kuptim nëse koncesionari do të ishte në një fazë investimesh dhe importesh, ku forcimi i lekut do të sillte ulje të kostove. Në kushtet aktuale, ajo argumenton se një ndryshim i tarifës nuk lidhet me kostot operative të koncesionit.



Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page