Rikthehet Bordit i Transparencës, zbardhet vendimi i qeverisë

Në një kohë kur çmimi i naftës në tregun vendas ka arritur në 229-230 lekë/litër, qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se bashkë me Bordin, do të rikthehet edhe ulja e akcizës me 20%, nëse çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër. E njëjta skemë lehtësuese ishte edhe në periudhën e pranverës, kur nisi shtrenjtimi i çmimit të naftës.
"Deri në përfundim të nevojës tonë, do të jetë në fuqi Bordi i Transparencës. Qëllimi i ringritjes së bordit është më së shumti që të aktivizohet ulja e akcizës", tha Ibrahimaj.
Vetëm pak ditë më parë ministrja Ibrahimaj deklaroi se FMN nuk e rekomandon mekanizmin e Bordit të Transparencës për një periudhë të gjatë. Por pasiguria e shtuar për karburantet dhe rritja e fortë e çmimeve në ditët e fundit duket se kanë shtyrë qeverinë të rishikojë vendimin dhe të ndërhyjë sërish në tregun e hidrokarbureve.






Comments