top of page

Çmime fikse për 3 muaj, qeveria zbulon marrëveshjen me supermarketet

Sep 29
1 min read


Një pjesë e produkteve bazë ushqimore dhe të higjienës mund të tregtohen me çmime fikse për një periudhë tre mujore, si pjesë e një nisme që qeveria po diskuton me importuesit, prodhuesit dhe rrjetet e marketeve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për ecurinë e treguesve ekonomikë për periudhën janar-gusht 2026, tha se autoritetet po punojnë me aktorët e tregut për të përcaktuar listën e produkteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje.


“Jemi duke punuar me importuesit, prodhuesit dhe marketet për një listë produktesh që do të tregtohen për 3 muaj me çmime fikse”, deklaroi Ibrahimaj. Detajet e listës së produkteve dhe çmimeve nuk janë bërë ende publike. Sipas ministres, marrëveshja pritet të prezantohet në fillim të muajit tetor. Masa synon të krijojë një grup produktesh me çmime të pandryshuara për tre muaj, duke u dhënë konsumatorëve një ndihmë për të përballuar kostot e rritura për produktet bazë, veçanërisht për kategoritë vulnerabël.


Kjo nismë do të shoqërohet edhe me një tjetër instrument për transparencën e çmimeve. Nga fillimi i tetorit pritet të bëhet publike një platformë online që do të pasqyrojë çmimet e rreth 160 produkteve ushqimore dhe të higjienës. Platforma do t’u mundësojë konsumatorëve të ndjekin në kohë reale ecurinë e çmimeve të produkteve të përfshira në listë, duke krijuar një pasqyrë më të qartë të ndryshimeve në treg.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page