top of page

10 mijë lekë në muaj për pensionistët? Zbulohet paketa e re që po shqyrton qeveria

Sep 23
1 min read

Pensionistët dhe shtresat në nevojë mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare nga shteti, ndërsa qeveria po shqyrton mundësinë e hartimit të një pakete të re ndihme për përballimin e rritjes së kostos së jetesës.


Paketa që po diskutohet pritet të jetë e ngjashme me skemat e mëparshme të rezistencës sociale apo solidaritetit. Në të mund të përfshihen pensionistët, invalidët e punës dhe përfituesit e ndihmës ekonomike. Nga diskutimet e deritanishme nga grupi i punës, përfituesit mund të marrin nga 10 mijë lekë në muaj për tre muaj radhazi. Më herët, qëndrimi i qeverisë ka qenë se ndërhyrja duhet të jetë me mekanizma të qëndrueshëm, duke shtuar se në treg nuk ka një inflacion të rritur në mënyrë të pakontrolluar prej faktorëve të jashtëm.


Ekspertët e ekonomisë thonë se masa të tilla janë të nevojshme dhe se zbatimi i tyre duhet të nisë sa më parë, me qëllim që grupet vulnerabël t'i bëjnë ballë rritjes së çmimeve. Pak ditë më parë, në përpjekje për të frenuar valën e rritjes së çmimeve, qeveria riktheu Bordin e Transparencës për të përcaktuar çmimet tavan të tregtimit të naftës dhe benzinës në tregun vendas.





Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page