top of page

“Pasqyra e Çmimeve” shtyhet përtej 1 tetorit, do të nisë me 160 produkte

Sep 29
1 min read

Platforma “Pasqyra e Çmimeve”, e cila ishte paralajmëruar se do të ishte gati më 1 tetor, do të jetë funksionale në 10-ditëshin e parë të muajit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë konference për shtyp. Sipas ministres, në fazën e parë platforma do të përfshijë 160 produkte, kryesisht ushqime dhe artikuj higjiene. Përmes saj, konsumatorët do të kenë mundësi të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve në treg. Paralelisht me këtë nismë, qeveria po zhvillon negociata me rrjetet e supermarketeve për të përcaktuar një listë produktesh që do të tregtohen me çmim fiks për një periudhë tre mujore.

“Pasqyra e Çmimeve” është prezantuar nga qeveria si një mekanizëm për rritjen e transparencës në treg dhe për informimin e konsumatorëve mbi çmimet e produkteve vendase dhe të importit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse transparenca do të sjellë edhe efekt në vetë nivelin e çmimeve. Qëllimi i deklaruar është që rritja e informacionit dhe krahasimit mes tregtarëve të nxisë konkurrencën dhe të ndikojë në ofrimin e çmimeve më të drejta për qytetarët. Platforma pritet të zgjerohet gradualisht me produkte të tjera pas fazës së parë.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page