top of page
Të gjithë Artikujt


Rritja e pensioneve, nga 2027 dyfishohet bonusi mujor
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se rritja e të ardhurave të pensionistëve do të vijojë të jetë një nga prioritetet e politikave sociale, duke paralajmëruar dyfishimin e bonusit mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve nga 1 janari 2027. Ibrahimaj tha se bonusi mujor ka nisur të zbatohet gjatë vitit 2026, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm masa e tij do të dyfishohet. Krahas bonusit, do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve. Për financimin e


Rritja e naftës nuk ndalet, Ibrahimaj zbulon çfarë do të bëjë qeveria
Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, qeveria nuk do ta rikthejë Bordin e Transparencës. Ministrja Delina Ibrahimaj tha se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të zgjasë, çka mund të vijojë të ushtrojë presion mbi çmimet e naftës. Megjithatë, sipas saj, Bordi i Transparencës është një instrument i menduar për periudha të shkurtra, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe jo si mekanizëm i përhershëm për përcaktimin e çmimeve. “Sa i përket çmimit të naftës, konflikti në Lindjen e


Ibrahimaj në takim me rrjetet e supermarketeve: Po ndërtohet “radari” i çmimeve
Ndërtimi i platformës “PriceWatch Albania – Pasqyra e Çmimeve” po hyn në një fazë të re, me përfshirjen e rrjeteve kryesore të supermarketeve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se puna po vijon me drejtuesit e rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, me synim krijimin e një sistemi që do t’u japë qytetarëve informacion më të qartë dhe të përditësuar mbi çmimet e produkteve bazë. “Me drejtuesit e rrjeteve kryesore të supermarketeve, vijoj


Ku është më lirë? Qeveria nis kontrollin e çmimeve në tregje, ja si do të funksionojë
Konsumatorët shqiptarë do të kenë në dispozicion një mekanizëm të ri për monitorimin dhe transparencën e çmimeve të produkteve bazë në Shqipëri. Zëvendësministri Enkelejd Musabelliu tha se fillimisht do të monitorohen 10 produkte bazë dhe çmimet e tyre do të raportohen nga rrjetet kryesore të supermarketeve në vend. Musabelliu pranoi se niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri mbetet një shqetësim, veçanërisht në raport me fuqinë blerëse të qytetarëve. “Ne si ministri pran


Çmimet nën monitorim/ Nga shtatori nis “PriceWatch Albania”, ja si do të funksionojë
Nga muaji shtator pritet të nisë “PriceWatch Albania”, një platformë e re që synon t’u japë konsumatorëve mundësinë të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve bazë në treg. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale Delina Ibrahimaj, e cila thekson se qëllimi është rritja e transparencës dhe informimi më i mirë i konsumatorëve. Sipas Ibrahimajt, platforma do të integrohet edhe në "PasqyrAlbania" dhe do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë, por edhe kon
bottom of page