Hapen aplikimet! Studentët mund të marrin kredi me interes 0.5%

Studentët që kanë nevojë për mbështetje financiare për të përballuar studimet dhe kostot e jetesës mund të aplikojnë për kredinë studentore për vitin akademik 2026-2027.
Aplikimi bëhet online përmes e-Albania, ndërsa studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar kërkesën. Skema është një mekanizëm financimi i mbështetur nga Qeveria Shqiptare, i cili synon t’u mundësojë studentëve financimin e studimeve dhe shpenzimeve të lidhura me jetesën gjatë periudhës universitare. Një nga elementët kryesorë të skemës është norma e interesit.
Studentët do të paguajnë një normë fikse prej vetëm 0.5% gjatë gjithë periudhës së kredisë. Pjesa tjetër e kostos së interesit bankar subvencionohet nga Ministria e Arsimit, përmes Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.
Skema e kreditimit studentor u miratua në vitin 2023 dhe nisi të zbatohet për herë të parë në vitin akademik 2023–2024. Aplikimet e këtij viti akademik 2026–2027 shënojnë kështu vitin e katërt të zbatimit të programit.






Comments