top of page

Kujdes! Punime gjatë natës te tuneli i Krrabës, si mund të lëvizni

Oct 6
1 min read

Qarkullimi në tunelin e Krrabës do të pësojë kufizime gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zgjasin për një periudhë maksimale prej 20 ditësh.


Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, ndërsa qarkullimi do të lejohet në të dyja drejtimet. Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë. Për këtë arsye, tubi Tiranë–Elbasan do të përdoret për qarkullimin e mjeteve në të dyja drejtimet.


Ndërkohë, gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht, me të dy tubat në funksion. Për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së drejtuesve të mjeteve, në tunel do të jetë i pranishëm stacioni i Policisë Rrugore gjatë gjithë orarit të punimeve të natës.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page