top of page
Të gjithë Artikujt


Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 190 lekësh për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes. Në krahasim me një ditë më parë, nafta është ulu


Mbrojtja e konsumatorit, qeveria propozon agjenci të re: Do të hetojë shkeljet dhe do të marrë masa ndaj bizneseve
Nëse ka një nga hallkat që nuk ka funksionuar ndër vite, ajo është mbrotja e konsumatorit. Një shkelje nga autoritetet, një mashtrim, një dëm i shkaktuar, në shumicën e rasteve nuk ka gjetur zgjidhje duke i lënë kryesisht qytetarët në mëshirë të fatit. Por më në fund qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i cili parashikon krijimin e një institucioni qendror përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në treg. Agj


Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit
Nisma e qeverisë për fiksimin e çmimeve të 212 produkteve në pesë rrjete supermarketesh për tre muaj synon të rrisë transparencën në treg, por sipas ekspertit të ekonomisë Mateo Spaho, kjo masë nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët. Spaho tha në "Vizion Plus" se marrëveshja mund të ndihmojë në krahasimin e çmimeve dhe nxitjen e konkurrencës, por theksoi se mbulimi i vetëm pesë rrjeteve të supermarketeve nuk përfshin të gjithë tregun e shitjes me pakicë.


Ku është më lirë pazari? Nis “Pasqyra e Çmimeve” me 238 produkte
Konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësi të krahasojnë çmimet e produkteve të përditshme në rrjete të ndryshme supermarketesh përmes platformës online “Pasqyra e Çmimeve”, e prezantuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit. Platforma përfshin 238 artikuj, të ndarë në 13 kategori produktesh, me çmime të verifikueshme në 155 pika shitjeje në të gjithë vendin. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë prezantimit se qëllimi i platformës është t


Qeveria merr masa, ulen çmimet në supermarkete për tre muaj
Një nismë e re synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare përmes uljes së çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për “Kurse”, një nismë vullnetare e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e realizuar në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët. Përmes kësaj iniciative, supermarketet dhe furnitorët reduktojnë marzhet e tyre, duke bërë të mundur që ulja e çmimeve të përcillet drejtpërdrejt te konsumatorët. Nisma parashikon që për çdo produkt


Marrëveshje historike SHBA-Rusi për naftën, Trump premton ulje rekord të çmimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti, duke pretenduar se kjo do të sjellë ulje të shpejtë dhe rekord të çmimeve të naftës. Në një postim në rrjetin social X, Trump bëri të ditur se Rusia do të furnizojë fillimisht tregjet me mbi 300 mijë tonë karburant nafte, ndërsa për muajin nëntor parashikohet një sasi tjetër prej 500 mijë ton


Ulet çmimi i naftës në vend, benzina shtrenjtohet
Nga kjo e shtunë, nafta do të kushtojë më lirë. Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, litri i naftës do të tregtohet 211 lekë, nga 213 që ishte një ditë më parë, pra 2 lekë më lirë. Ndërsa benzina nga ana tjetër pëson një shtrenjtim të lehtë. Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes së benzinës me pakicë të jetë 195 lekë/litër, nga 194 që ishte dje. Gjatë katër ditëve të fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimet e karburanteve, herë në ulje


BE frenon makinat kineze, miliona automjete më pak pritet të hyjnë në Europë
Bashkimi Europian dhe Kina kanë arritur një mirëkuptim për të kufizuar eksportet e automjeteve hibride kineze drejt tregut europian, në një përpjekje për të ulur çekuilibrin tregtar mes dy ekonomive dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve ekonomike. Sipas komisionerit europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, marrëveshja mund të sjellë një ulje prej më shumë se gjysmës të eksporteve kineze të makinave hibride dhe hibride me karikim nga jashtë (plug-in) drejt Bashkimit E


Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani nga ora 13:00
Bordi i Transparencës ka vendosur kufijtë e rinj të çmimeve të karburanteve. Nafta nuk do të shitet më shumë se 213 lekë për litër, nga 217 lekë që u caktua një ditë më parë. Ndërsa benzina do të ketë një çmim maksimal prej 194 lekësh, nga 193 lekë që ishte dje. Pra, çmimi i naftës zbret me 4 lekë, ndërsa ai i benzinës rritet me 1 lekë. Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 13:00. Bordi i Transparencës u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për të


Rritja e çmimeve u frenua në shtator, por ushqimet dhe transporti “godasin” familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua në 2.9% në shtator, nga 3.2% në gusht, por struktura e rritjes së çmimeve tregon se presionet mbi buxhetet e familjeve mbeten të forta. Ushqimet dhe transporti dhanë kontributin më të madh në inflacionin vjetor, ndërsa Banka e Shqipërisë po sinjalizon se rreziqet për çmimet mund të kërkojnë një politikë monetare më shtrënguese. Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 2.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të


Ulen nafta dhe benzina në vend, sa do të kushtojnë nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e sotme, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte. Ndërsa çmimi maksimal me shumicë 198 lekë për litër. Edhe benzina është ulur me 3 lekë, duke përcaktuar si çmim maksimal për tregtimin me pakicë190 lekë për litër.


Moody’s vlerëson pozicionin financiar të grupit hungarez 4iG që zotëron One Albania
Një hap larg kategorisë “investment grade” – 4iG, grupi hungarez që zotëron One Albania, ka marrë një vlerësim të ri nga agjencia ndërkombëtare e kreditit Moody’s Ratings. Agjencia e ka vlerësuar kompaninë me Ba1, me perspektivë pozitive, një sinjal që tregon përmirësimin e pozicionit financiar të grupit dhe mundësinë për një tjetër rritje të rating-ut në të ardhmen. Vlerësimi i Moody’s merr rëndësi edhe për tregun shqiptar, pasi 4iG ka një prani të drejtpërdrejtë në Shqipëri
bottom of page