top of page
Të gjithë Artikujt


Kriptomonedhat me rregulla të reja, zbardhet VKM
Tregu i kripto-aseteve në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, një nismë e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që synon të vendosë rregulla më të qarta për aktivitetin e kompanive dhe shërbimeve që lidhen me kriptomonedhat. Projektligji e përafron kuadrin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/1114, të njohur si MiCA, e cila vendos rregulla të përbashkëta pë


"Kthesë" në tregun e banesave në Vlorë: Bien çmimet, tërhiqen blerësit e huaj
Tregu i banesave në Vlorë duket se po humbet një pjesë të vrullit të viteve të fundit. Agjentët imobiliarë flasin për një ulje të çmimeve me rreth 10 deri në 15%, ndërsa edhe kërkesa për blerje është dobësuar, veçanërisht nga ana e klientëve të huaj. Sipas tyre, situata në treg nuk është më e njëjtë me atë të një apo dy viteve më parë, kur kërkesa për prona në qytetin bregdetar ishte më e lartë. “Situata nuk është e njëjtë me një apo para dy vitesh. Çmimet kanë pësuar një tku


Bankat japin alarmin për pronat, rritet frika për tregun imobiliar
Sektori bankar po vlerëson me më shumë kujdes disa prej rreziqeve që mund të ndikojnë në stabilitetin financiar të vendit. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, bankat kanë rritur perceptimin e rrezikut që lidhet me tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa është shtuar edhe shqetësimi për rrezikun politik. Transferimi i goditjeve nga ekonomia ndërkombëtare vijon të konsiderohet rreziku sistemik më i rëndësishëm. Pas një zbutjeje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, ky rrezik ë


Nga rritja rekord, te frenimi i fortë! Çfarë po ndodh me çmimet e shtëpive
Tregu i pasurive të paluajtshme duket se po hyn në një fazë tjetër, ku çmimet e banesave vijojnë të rriten, por me një ritëm dukshëm më të ulët se në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ka zbritur në 10%, ndërsa një vit më parë kishte arritur në 41.7%. Sipas Bankës Qendrore, Indeksi Fisher i çmimit të banesave nuk ndryshoi në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë


Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend, ja kur hyn në fuqi vendimi
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për naftën dhe benzinën në tregun shqiptar. Vendimi është marrë në mbledhjen e dytë të Bordit, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për naftën do të jetë jo më shumë se 213 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte deri tani. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 201 lekë për litër. Për benzinën çmimi zbret me 2 lekë. Bordi ka përcaktuar një


NAREA publikon vrojtimin kombëtar: Vetëm 4 në 10 agjentë janë plotësisht të formalizuar
Vetëm rreth 4 në 10 agjentë të pasurive të paluajtshme që veprojnë në treg vlerësohen si plotësisht të formalizuar, ndërsa rreth 3 në 10 konsiderohen pjesërisht të formalizuar dhe po aq operojnë në mënyrë informale. Të dhënat dalin nga Vrojtimi Bazë 2026 i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA), matja e parë sistematike kombëtare për këtë profesion. Sipas vrojtimit, rreth 9 në 10 agjenci të përfaqësuara në kampion deklarojnë se jan


“Pasqyra e Çmimeve nuk mjafton: Tregu shqiptar nuk ka konkurrencë”
Teksa ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj shprehu bindjen se nisma “Pasqyra e Çmimeve” do të krijojë presion për tregtarët që të ofrojnë çmime më të drejta për konsumatorin, ekspertët e ekonomisë janë skeptikë. Disa prej tyre janë të mendimit se nisma është një hap pozitiv për të arritur qëllimin,por nuk mjafton. Tregu dominohet nga një numër i vogël kompanish që kanë tendencë të bashkëpunojnë për të përcaktuar çmimet. “Tregu shqiptar është një treg i vogël dhe në tregje t


Karburantet në nivele rekord në Europë, çfarë pritet të ndodhë në tetor
Nafta mund të mbetet nën presion edhe gjatë muajit tetor, ndërsa tregu europian po përballet me çmime rekord të karburanteve dhe pasiguri të lartë për furnizimet. Ekspertë të Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se marzhet e rafinimit për naftën pritet të arrijnë kulmin muajin e ardhshëm, çka mund të mbajë lart presionin mbi çmimet e karburanteve. Paralajmërimi vjen në një moment kur çmimet e karburanteve në Bashkimin Europian kanë arritur nivele rekord. Sipas të dhënave


Bordi ul çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të parë të marrë nga bordi që pas riaktivizimit çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 207 lekë për litër. Deri tani, nafta tregtohej me çmim 229 lekë/litër. Për benzinën, bordi ka


Çmime më të ulëta në supermarkete si në Greqi? Ibrahimaj zbulon nismën
Qeveria po shqyrton aplikimin në Shqipëri të një modeli të përdorur në Greqi për të mbajtur të ulëta çmimet e një grupi produktesh bazë, veçanërisht për familjet në nevojë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se në takimet me rrjetet e supermarketeve është diskutuar krijimi i një liste të posaçme produktesh me vlerë të ulët. Sipas saj, këto produkte do t’u dedikoheshin shtresave në nevojë dhe supermarketet do të angazhoheshin t’i shisnin me


Leku forcohet, por çmimet nuk bien! Qeveria kërkon llogari nga importuesit
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut vijon prej vitesh, duke i bërë importet më të lira për tregun shqiptar. Por, pavarësisht një forcimi të lekut ndaj euros me rreth 30%, kjo ulje e kostos së importeve nuk është reflektuar në të njëjtën masë në çmimet që paguajnë konsumatorët. Ky është një nga shqetësimet që qeveria po ngre në takimet me supermarketet dhe furnitorët, në kuadër të nismës “Pasqyra e Çmimeve”. Qëllimi është të kuptohet se në cilën hallkë të zinxhirit formohet rritja
Çmimet nën lupën e qeverisë, supermarketet nuk japin të dhënat
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga pjesa më e madhe e rrjeteve të supermarketeve për nismën “Pasqyra e Çmimeve”, që synon të rrisë transparencën mbi çmimet e produkteve bazë dhe t’u mundësojë konsumatorëve të krahasojnë çmimet në treg. Gjatë një takimi me supermarketet dhe furnitorët, Ibrahimaj tha se ministria u kishte kërkuar rrjeteve kryesore të dorëzonin listën e produkteve më të shitura, përfshirë produktet
bottom of page