top of page
Të gjithë Artikujt


Kredia për shtëpi, sa është interesi që ofrojnë bankat dhe afati i shlyerjes
Marrja e një kredie për blerjen e një banese vijon të jetë një nga angazhimet më të mëdha financiare për familjet shqiptare. Norma e interesit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme është aktualisht nën 4%, ndërsa pjesa dërrmuese e kredive të reja për shtëpi shlyhet në një periudhë prej 25 vitesh. Banka e Shqipërisë thotë se, pavarësisht kërkesës së individëve për financim, masat e vendosura një vit më parë për të kufizuar ekspozimin e bankave në tregun e pasurive të pa


Reforma e pensioneve po afron, ja çfarë pritet të ndryshojë
Sistemi i pensioneve në Shqipëri pritet të përballet me ndryshime të reja, ndërsa zhvillimet demografike po shtojnë presionin mbi skemën publike. Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë dhe ndryshimi i raportit mes personave që kontribuojnë dhe atyre që marrin pension po e bëjnë të nevojshëm rishikimin e sistemit. Eksperti i tregut të sigurimeve, Elvis Ponari, sjell në vëmendje ndryshimet që pritet të diskutohen në kuadër të reformës së pensioneve dhe sfidat me të cilat për


Rritja e naftës nuk ndalet, Ibrahimaj zbulon çfarë do të bëjë qeveria
Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, qeveria nuk do ta rikthejë Bordin e Transparencës. Ministrja Delina Ibrahimaj tha se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të zgjasë, çka mund të vijojë të ushtrojë presion mbi çmimet e naftës. Megjithatë, sipas saj, Bordi i Transparencës është një instrument i menduar për periudha të shkurtra, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe jo si mekanizëm i përhershëm për përcaktimin e çmimeve. “Sa i përket çmimit të naftës, konflikti në Lindjen e


Kredi me 0% interes për shtëpinë, ja kur hapen thirrjet
Qeveria pritet të miratojë në fillim të tetorit programin e ri kombëtar të strehimit, i cili synon t’u japë mundësi mijëra çifteve të reja të blejnë banesë përmes kredive të subvencionuara nga shteti. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se paketa ligjore do të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. Sipas saj, për shkak të procedurave administrative, fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit


4000 çifte do blejnë shtëpi me kredi të butë! Rama zbulon skemën, ja kur hapen aplikimet
Qeveria ka zbuluar skemën e re të mbështetjes për çiftet e reja që duan të blejnë një banesë. Duke nisur nga viti 2027, 4 mijë çifte do të kenë mundësi të përfitojnë kredi të subvencionuara nga shteti, ndërsa aplikimet pritet të hapen që në nëntor të këtij viti. Programi është pjesë e reformës së re kombëtare të strehimit, të cilën kryeministri Edi Rama e ka prezantuar si një ndryshim të mënyrës se si shteti do të ndërhyjë në tregun e banesave. Draftligji për reformën pritet


187 mijë lekë në muaj! Profesioni që kryeson listën e pagave në Shqipëri
Paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 92.150 lekë bruto në muaj gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me një vit më parë. Por disa profesione dhe sektorë qëndrojnë shumë mbi mesataren kombëtare. Në krye të listës së pagave janë punonjësit e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare mujore bruto arrin në 187.267 lekë. Kjo është më shumë se dyfishi i pagës mesatare kombëtare prej 92.150 lekësh dhe e vendos sektorin financiar


85 milionë euro për Durrësin! Nis projekti gjigant, ja çfarë do të ndryshojë
Një investim prej rreth 85 milionë eurosh ka hyrë në fazën e zbatimit në Durrës, me synim modernizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe rehabilitimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, bëri të ditur nisjen e punimeve për projektin, i cili financohet me mbështetje të konsiderueshme nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesë e financimit vjen edhe nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Sipas Karakaçit, projekti pa


Pagat më të larta i gjeni në Tiranë, në qarqe shteti paguan më shumë se privati
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, financave dhe shërbimeve profesionale. Në qarqet e tjera, punonjësit e administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë paguhen përgjithësisht më mirë se të punësuarit në sektorin privat. Të dhënat rajonale të publikuara nga INSTAT, tregojnë diferenca të dukshme të pagave jo vetëm ndërmjet qarqeve, por edhe ndërmjet aktiviteteve ekonomike. Në Tiranë, paga më e lartë regjistr


Rritet mosha! Ja kur do të dalin në pension gratë
Mosha e daljes në pension për gratë pritet të rritet gradualisht, me synimin që burrat dhe gratë të arrijnë të dalin në pension në moshën 65 vjeç deri në vitin 2035. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila ka shpjeguar se një prej pikave të reformës lidhet pikërisht me rishikimin e formulës aktuale të rritjes së moshës së pensionit. Sipas Manjanit, në reformën e fundit të vitit 2014 ishte përcaktuar që rritja graduale


Manifaktura kërkon ndryshim rregullash, zbardhen 6 kërkesat për Paketën Fiskale
Sektori i manifakturës i ka paraqitur Ministrisë së Financave një paketë me gjashtë propozime konkrete për t’u përfshirë në diskutimet për Paketën Fiskale 2027. Kërkesat synojnë kryesisht uljen e kostove për kompanitë prodhuese, ruajtjen e vendeve të punës, nxitjen e investimeve dhe përshpejtimin e modernizimit teknologjik të industrisë. Në letrën drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, shoqata argumenton se sektori po përballet me presione të shumta, mes rritjes së ko


Qeveria greke "hap thesin": 400 euro bonus çdo vit për pensionistët, ja kur nis pagesa
Një paketë e re masash ekonomike pritet të prekë pensionet, pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në Greqi. Ndër ndryshimet kryesore është pagesa vjetore prej 400 eurosh për pensionistët, ndërsa në vitet në vijim parashikohen bonuse dhe rritje të tjera për punonjësit e sektorit publik e privat. Pagesa shtesë prej 400 eurosh pritet të nisë në nëntor 2026 dhe të përsëritet çdo vit. Skema do të zgjerohet ndjeshëm, pasi pritet të hiqen kriteret që lidhen me të ardhurat dhe


Aeroporti i Tiranës thyen rekordet, 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë trafikun ajror, duke u renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas kryeministrit Edi Rama, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në aeroport kanë udhëtuar rreth 6 milionë pasagjerë, një shifër që përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. “6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me
bottom of page