top of page
Të gjithë Artikujt


Dhoma Amerikane kërkon rishikimin e paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri kundërshton ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve, të frenojë investimet e huaja dhe të ushtrojë presion mbi çmimet e konsumit. Në një deklaratë, AmCham i bën thirrje qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave, të publikojë analizat e ndikimit ekonomik dhe social dhe të zhvillojë një proces real konsultimi me komunitetin e biznesit përp


A po i vjen fundi taksës së qarkullimit? Sot vendoset nëse ndryshon kjo politikë fiskale
Ndryshimet në paketën fiskale për vitin e ardhshëm janë bërë tashmë publike në pjesën më të madhe të tyre. Por në tavolinë ne kryeminstrit ka edhe një opsion, i cili është ende në diskutim, taska e shumë debatuar, ajo e qarkullimit. Sot kjo taksë paguhet nga të gjithë, në litrin e naftës në masën 27 lekë. Por kohët e fundit për shkak edhe të zhvillimeve ndërkombëtare çmimi i naftës është kthyer në barrën ekonomike kryesore për shumë shtete. Shqipëria mban dhe ngarkesën më të


Ndryshimi që prek mijëra biznese, pragu i TVSH-së ulet me 50%
Paketa fiskale për vitin 2027 parashikon një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave, që prekin drejtpërdrejt kompanitë private, bizneset e vogla, sektorin e turizmit dhe aktivitetet tregtare. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi fitimin e korporatave nga 15% në 17%, rritja e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15%, si dhe e normës standarde të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 21%. Paralelisht, propozohet ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10


Banka Botërore: Barrierat tregtare pengojnë eksportet shqiptare
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4% gjatë vitit 2026, ndërsa përmirësimi i mëtejshëm i produktivitetit, zgjerimi i eksporteve dhe ulja e kostove që përballojnë bizneset konsiderohen thelbësore për të garantuar një rritje më të qëndrueshme. Në raportin e vjeshtës për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore vlerëson se reformat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mund të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë deri në 10% në periudhën afatmesme. Sipa


TVSH-ja me dy "fytyra": 6% për shportën, 21% për pjesën tjetër të ekonomisë
Teksa protestat e gjata në bulevard kanë nxjerr në pah rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës në vend, qeveria po mendon që për herë të parë të rishikojë në ulje një nga taksat bazë, tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Në projektligjin Për disa ndryshime për tatimin mbi vlerën e shtuar,pjesë e paketë fiskale 2027, qeveria propozon uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, por paralelisht rrit normën standarde në 21%. Ndërkohë rritje do të ketë edhe TVSH për turizmin n


Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve
Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit. Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë p


Sejko qetëson qytetarët pas sulmeve ndaj bankave: Depozitat janë të sigurta
Depozitat e qytetarëve nuk rrezikohen nga dëmtimet e shkaktuara në disa degë bankare dhe bankomate gjatë incidenteve të fundit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garanton se sistemi bankar vijon të funksionojë dhe se infrastruktura e dëmtuar nuk cenon qëndrueshmërinë financiare të bankave. Në një takim të zhvilluar sot me drejtues të sistemit bankar, ku morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovac


HAPAT/ Si mund të aplikojnë bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave mund t’i deklarojnë ato përmes një hapësire të dedikuar në portalin qeveritar e-Albania. Shërbimi i quajtur “Dëmi im” synon të mundësojë evidentimin dhe verifikimin e dëmeve, me qëllim përcaktimin e masave për mbështetjen e bizneseve të prekura. Për të aplikuar, subjektet duhet të identifikohen në e-Albania, të kërkojnë shërbimin “Dëmi im” dhe të plotësojnë të dhënat personale, NIPT-in, informacionin e kontaktit,


Italia do 165 mijë punonjës - Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi të reja punësimi edhe për shtetasit shqiptarë. Ministria italiane e Punës ka publikuar udhëzimet për zbatimin e dekretit të flukseve migratore, sipas të cilit nga data 23 tetor deri më 7 dhjetor 2026, punëdhënësit në Itali do të mund të përgatisin elektronikisht kërkesat për punësimin e shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Europian. Në total, për vitin e ardhshëm


Qeveria merr masa, ulen çmimet në supermarkete për tre muaj
Një nismë e re synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare përmes uljes së çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për “Kurse”, një nismë vullnetare e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e realizuar në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët. Përmes kësaj iniciative, supermarketet dhe furnitorët reduktojnë marzhet e tyre, duke bërë të mundur që ulja e çmimeve të përcillet drejtpërdrejt te konsumatorët. Nisma parashikon që për çdo produkt


"Boom" i bizneseve të huaja në Shqipëri, regjistrimet rriten me 35% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari deri në gusht janë regjistruar 1,644 subjekte të tilla, me një rritje prej 35.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-gusht 2025, numri i bizneseve të regjistruara me kapital tërësisht të huaj ishte 1,216. Kjo do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij v


Turqia investon 111 milionë euro në Shqipëri, Ibrahimaj: Të rrisim eksportet dhe tregtinë rajonale
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kërkuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve të reja. Gjatë Forumit të Biznesit Ballkanik, të organizuar në Tiranë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi (ATTSO), Ibrahimaj theksoi se bashkimi i kapaciteteve dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese mund t’i bëjnë ekonomitë e rajonit më tërheqëse për investitorët nd
bottom of page