top of page

A po i vjen fundi taksës së qarkullimit? Sot vendoset nëse ndryshon kjo politikë fiskale

4 days ago
2 min read

Ndryshimet në paketën fiskale për vitin e ardhshëm janë bërë tashmë publike në pjesën më të madhe të tyre. Por në tavolinë ne kryeminstrit ka edhe një opsion, i cili është ende në diskutim, taska e shumë debatuar, ajo e qarkullimit. Sot kjo taksë paguhet nga të gjithë, në litrin e naftës në masën 27 lekë. Por kohët e fundit për shkak edhe të zhvillimeve ndërkombëtare çmimi i naftës është kthyer në barrën ekonomike kryesore për shumë shtete. Shqipëria mban dhe ngarkesën më të lartë të taksave në litrin e karburantit, ndaj dhe një taksë e tillë gjithmonë shoqërohet me debatin nëse duhet të jetë në fuqi apo jo?  Qeveria po shqyrton mundësinë e heqjes së saj dhe transferimin tek taksat vjetore të automjeteve. Nëse zbatohet, kjo masë do të krijonte hapësirë për një ulje teorike të çmimit final të naftës dhe benzinës deri në 32.4 lekë për litër, përfshirë efektin e TVSH-së. Ajo çfarë po diskutohet është se si do të kompensohen të ardhurat nga heqja e mundshme e kësaj taske. Një nga opsionet është rritja e taksës së atomjetevc që paguhet një herë në vit. Aktualisht në qarkullim ka arritur në një milion numri i mjeteve të rregjistruara. Një tjetër skenar që është në diskutim është rritja e taksës për mjetet e luksit së bashku edhe me mejetet elektrike, që vitet e fundit po rritet numri i importit të tyre. Sot janë afro 24.2 miliardë lekë të ardhura nga taksa e qarkullimit në vitin që lam pas. Nevoja për një debat publik mbi këtë taksë vlen edhe për faktin se rruga e Kombit, Thumanë- Kashar, tuneli i Llogarasë janë akse rrugore me pagesë, që mbivendosin koston dy herë për qytetarët. Propozimi që është në tyrezën e kryeminsitit, nëse miraothet shënon një ndryshim të mundshëm të drejtimit të politikës fiskale. Në gusht të vitit 2011, Shqipëria ndërmori reformën e kundërt, duke hequr taksën fikse vjetore të qarkullimit dhe duke e zhvendosur barrën fiskale drejt konsumit të karburantit. Taksa mbi karburantet u vendos fillimisht në masën 5 lekë për litër dhe u rrit gradualisht, duke arritur në 27 lekë në vitin 2015. Që prej atëherë, ky nivel ka mbetur në fuqi.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page