top of page

“Skanim” derë më derë për pronat në Himarë, zbulohet kalendari i Kadastrës

Sep 16
2 min read

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për trajtimin e banesave që vijojnë të mos kenë dokumentacion të plotë pronësie. Deri në nëntor, ekipet e ASHK-së do të jenë në Bashkinë e Himarës, ku do të lëvizin fshat më fshat dhe do të punojnë derë më derë, me synim evidentimin e problematikave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve në vetë zonat ku ndodhen pasuritë. Sipas njoftimit të publikuar nga Kadastra, procesi përfshin 23 fshatra të Bashkisë Himarë dhe do të zhvillohet sipas një kalendari të përcaktuar.


Procesi ka nisur në Palasë, ku ekipet e Kadastrës janë të pranishme nga 10 deri më 18 shtator 2026. Më pas, nga 21 shtatori deri më 5 tetor, puna do të vijojë në Gjilekë, Dhërmi, Iljas dhe Vuno. Në të njëjtën periudhë nis edhe një proces më i gjatë në Himarë, ku ekipet do të jenë në terren nga 21 shtatori deri më 25 nëntor. Nga 6 deri më 16 tetor, verifikimet do të zhvillohen në Pilur, Kudhës dhe Qeparo. Në datat 19–26 tetor, ekipet do të jenë në Kallarat, Vranisht dhe Tërbaç, ndërsa në të njëjtën periudhë do të trajtohen edhe banesat në Bolenë dhe Kuç.


Nga 27 tetori deri më 9 nëntor, radha do të jetë për Borshin, Fterrën dhe Çorrajn. Ndërsa nga 10 deri më 20 nëntor, procesi do të vijojë në Piqeras, Bunec/Sasaj dhe Lukovë, si edhe në Shën Vasil, Nivicë dhe Heremec.

Në fokus janë banesat për të cilat qytetarët nuk disponojnë dokumentacion të plotë pronësie, me synimin që problematikat të evidentohen dhe të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore. Verifikimi në terren nuk lidhet vetëm me banorët që kanë bërë më herët një aplikim pranë Kadastrës, por synon të evidentojë situatën e pasurive drejtpërdrejt në terren.

Kalendari i plotë i publikuar nga Kadastra:

• Palasë: 10–18 shtator 2026

• Gjilekë, Dhërmi, Iljas, Vuno: 21 shtator–5 tetor

• Himarë: 21 shtator–25 nëntor

• Pilur, Kudhës, Qeparo: 6–16 tetor

• Kallarat, Vranisht, Tërbaç: 19–26 tetor

• Bolenë, Kuç: 19–26 tetor

• Borsh, Fterrë, Çorraj: 27 tetor–9 nëntor

• Piqeras, Bunec/Sasaj, Lukovë: 10–20 nëntor

• Shën Vasil, Nivicë, Heremec: 10–20 nëntor


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page