top of page

Vende të lira pune për studentët ekselentë në administratë, ja deri kur mund të aplikoni

Sep 16
1 min read

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka njoftuar se në këtë fazë janë në dispozicion 210 vende të lira pune në 91 institucione publike. Të diplomuarit me rezultate të larta mund të aplikojnë për pozicionet e hapura përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike. Afati i aplikimeve është deri më 1 tetor 2026. Ministrja Pirdeni u ka bërë thirrje studentëve dhe të diplomuarve ekselentë që ta shohin këtë mundësi si një hap për nisjen e karrierës në administratën publike.


“Për të diplomuarit me rezultatet më të larta, për ata që kanë shumë mundësi përpara por zgjedhin rrugën ku mund të lënë gjurmë. Nëse ke mesatren, ke energjinë, ke idetë, sot ke dhe mundësinë. Kjo nuk është thjesht një thirrje për punë, është një mundësi për të ndërtuar karrierën tënde duke ndërtuar Shqipërinë evropiane”, deklaroi Pirdeni.


Sipas njoftimit, vendet e punës janë shpërndarë në 91 institucione publike, duke u dhënë të rinjve me rezultate të larta mundësinë për të konkurruar për një pozicion në administratën shtetërore. Aplikimet do të vijojnë deri më 1 tetor, ndërsa kriteret dhe pozicionet konkrete mund të konsultohen në platformën zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page