top of page
Të gjithë Artikujt


DASH “skanon” Shqipërinë: Korrupsioni pengesë për investitorët
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë kapital të huaj, përfshirë investime nga Shtetet e Bashkuara, por në të njëjtën kohë përballet me probleme që vijojnë të ndikojnë te vendimmarrja e investitorëve. Ky është një nga përfundimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në vend. Ekonomia shqiptare ka vijuar të zgjerohet, ndërsa investimet e huaja direkte kanë arritur nivele të larta. Sipas të dhënave të paraqitura në raport, fluksi i investim


Zhvlerësimi i euros, a do të ulet tarifa që paguhet në Rrugën e Kombit?
Forcimi i lekut ndaj euros nuk pritet të sjellë ulje të tarifës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifa bazë e përcaktuar në kontratën koncesionare është 5 euro me TVSH për automjetet e zakonshme, ndërsa pagesa në lekë është përcaktuar mbi bazën e kursit të këmbimit në momentin e nisjes së tarifimit. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, për automjetet e kategorisë standarde tarifa është 660 lekë, krahas ekuivalentit prej 5 eurosh. Për motoçikletat tarifa është 2.5


FMN vlerëson investimet publike, Malaj: “Paratë publike po investohen më mirë”
Shqipëria ka shënuar përmirësime në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike, sipas gjetjeve paraprake të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të vlerësimit PIMA. Raporti i plotë pritet të publikohet së shpejti. Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti këtë të mërkurë misionin e FMN-së, të kryesuar nga Ian Hawkesworth, ku u diskutuan rezultatet paraprake të vlerësimit për eficiencën e investimeve publike. Sipas Ministrisë së Financave, Shqipëria


"Dyfisho sipërmarrjen tënde"/ 20 biznese gati për të marrë paratë
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ka dhënë rezultatet e para konkrete, me 20 biznese që kanë marrë miratimin për financim, ndërsa 12 prej tyre kanë firmosur tashmë kontratat e kredisë. Sipas të dhënave të bëra publike nga zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes për programin, ndërsa rreth 800 prej tyre janë në proces trajtimi. Programi synon t’u mundësojë bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme financim për investime, zgjerim dhe moderni


Po blini një shtëpi? Banka e Shqipërisë zbulon sa ulet çmimi përmes negociatave
Blerësit e banesave në Shqipëri po hasin gjithnjë e më pak hapësirë për të negociuar çmimin. Të dhënat e reja të Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e pronave shitet me çmimin e kërkuar ose me një ulje deri në 5%. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, çmimet me të cilat realizohen transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit. Transaksionet me zbritje më të mëdha se 5% janë të rral


Aeroport i ri në jug, çfarë paralajmëroi Rama nga Brukseli
Shqipëria synon të zgjerojë më tej rrjetin aeroportual, me hapjen e aeroportit të Vlorës, ndërtimin e një aeroporti sezonal në jug dhe rikthimin në funksion të aeroportit të Kukësit. Këto plane u bënë publike nga kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euro News për Turizmin në Bruksel. Duke folur për rritjen e turizmit dhe nevojën për infrastrukturë që të përballojë numrin në rritje të vizitorëve, Rama tha se vendi po punon për zgjerimin e kapaciteteve aeroport


Çmime fikse për 3 muaj, qeveria zbulon marrëveshjen me supermarketet
Një pjesë e produkteve bazë ushqimore dhe të higjienës mund të tregtohen me çmime fikse për një periudhë tre mujore, si pjesë e një nisme që qeveria po diskuton me importuesit, prodhuesit dhe rrjetet e marketeve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për ecurinë e treguesve ekonomikë për periudhën janar-gusht 2026, tha se autoritetet po punojnë me aktorët e tregut për të përcaktuar listën e produkteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje. “Jemi duke


Fermerët po marrin paratë! Mijëra pagesa po kalojnë në llogari
Procesi i shpërndarjes së mbështetjes financiare për fermerët në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 ka hyrë në fazën e pagesave, me 6,609 pagesa të autorizuara deri tani. Sipas njoftimit të bërë nga AZHBR për ecurinë e skemës, pagesat janë përcjellë në Thesarin e Shtetit, ndërsa hapi pasues është kalimi i fondeve në llogaritë bankare të përfituesve. Procesi vijon paralelisht me autorizimin e pagesave të tjera, deri në përfundimin e procedurave për të gjithë fermerët që përfitojn


Fundi i cash-it? Bizneset duhet të pajisen me POS deri në 31 dhjetor 2026
Bizneset që kryejnë shitje me para në dorë do të duhet të pajisen me terminale POS/POI në çdo pikë shitjeje deri më 31 dhjetor 2026. Administrata Tatimore u ka rikujtuar tatimpaguesve detyrimin, i cili parashikohet në nenin 59/3 të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Detyrimi i ri synon të zgjerojë përdorimin e pagesave elektronike dhe të reduktojë transaksionet me para cash, duke rritur transparencën dhe formalizimin e aktivitetit ekonom


“Nuk mbijetojmë dot më!" Blegtorët i dërgojnë qeverisë 7 kërkesa urgjente
Blegtorët prodhues i kanë kërkuar qeverisë ndërhyrje të menjëhershme për të lehtësuar situatën e sektorit, duke paralajmëruar se vështirësitë e kostove dhe mbështetja e pamjaftueshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vijimin e aktivitetit. Përfaqësues të sektorit i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Bujqësisë Andis Salla dhe ministrit të Financave Petrit Malaj, ku parashtrojnë shtatë kërkesa konkrete për sektorin e qumështit dhe blegtorinë. Sipas


Durrësi nis parkimin me pagesë! Ja sa do të paguani dhe cilat janë oraret
Nga 5 tetori 2026, parkimi në rrugët dhe sheshet publike të përcaktuara në Durrës do të jetë me pagesë. Bashkia Durrës ka njoftuar nisjen e sistemit të ri, i cili do të funksionojë me dy nivele tarifash dhe me orare të ndryshme gjatë sezonit veror dhe atij dimëror. Rrugët e përfshira në skemë do të ndahen në dy kategori. Në Zonën A, tarifa do të jetë 100 lekë për orë, ndërsa në Zonën B do të jetë 40 lekë për orë. Orari i pagesës ndryshon në varësi të periudhës së vitit. Nga 1


Kujdes me WhatsApp, mund t'ju hakerojnë llogarinë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në WhatsApp. Sipas autoritetit, në disa raste përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet po analizojnë mënyrën se si po kryhen këto tentativa. AKSK u kërkon qytetarëve të aktivizojnë verifikimin me dy hapa në WhatsApp, si një nga masat kryesore për të shtuar sigurinë e llogarisë. Një tjetër paralajmër
bottom of page