top of page

"Dyfisho sipërmarrjen tënde"/ 20 biznese gati për të marrë paratë

Sep 30
1 min read

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” ka dhënë rezultatet e para konkrete, me 20 biznese që kanë marrë miratimin për financim, ndërsa 12 prej tyre kanë firmosur tashmë kontratat e kredisë. Sipas të dhënave të bëra publike nga zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes për programin, ndërsa rreth 800 prej tyre janë në proces trajtimi.


Programi synon t’u mundësojë bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme financim për investime, zgjerim dhe modernizim të aktivitetit. Kredia mbështetet nga garancia sovrane e shtetit, e cila mund të mbulojë deri në 70% të principalit, në varësi të profilit të financimit.


Financimi mund të përdoret për blerje makinerish e pajisjesh, teknologji, zgjerim të kapaciteteve prodhuese dhe investime të tjera në aktivitetin e biznesit. Programi parashikon kredi me norma preferenciale interesi, ndërsa kushtet konkrete varen nga produkti dhe banka financuese. Aplikimi nis online përmes e-Albania, ndërsa bizneset mund të përfitojnë edhe asistencë për përgatitjen e planit të investimit dhe dokumentacionit.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page