top of page

Po blini një shtëpi? Banka e Shqipërisë zbulon sa ulet çmimi përmes negociatave

Sep 30
1 min read

Blerësit e banesave në Shqipëri po hasin gjithnjë e më pak hapësirë për të negociuar çmimin. Të dhënat e reja të Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e pronave shitet me çmimin e kërkuar ose me një ulje deri në 5%.


Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, çmimet me të cilat realizohen transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit. Transaksionet me zbritje më të mëdha se 5% janë të rralla. Kjo do të thotë se, për një banesë të nxjerrë në shitje për 100 mijë euro, në shumicën e rasteve negocimi nuk e çon çmimin shumë poshtë nivelit fillestar: një ulje prej 5% do ta zbriste atë në rreth 95 mijë euro.


Në rang vendi, një banesë qëndron mesatarisht në treg 9.9 muaj, nga 9.1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në Tiranë, koha mesatare është rritur edhe më shumë, nga 8.1 në 9.7 muaj. Në zonat bregdetare situata është ndryshe. Koha mesatare e shitjes ka rënë nga 9.9 në 8.2 muaj, duke treguar një ritëm më të shpejtë të transaksioneve krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndërkohë, në zonat e tjera të vendit koha mesatare e shitjes është rritur nga 10.1 në 10.6 muaj.


Pavarësisht kohës relativisht të gjatë që duhet për të finalizuar një shitje, numri i pronave të pashitura ka vijuar të bjerë për disa gjashtëmujorë radhazi. Banka e Shqipërisë e lidh këtë zhvillim me ecurinë e mirë të shitjeve dhe kërkesën e qëndrueshme në tregun rezidencial.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page