top of page
Të gjithë Artikujt


Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit
Nisma e qeverisë për fiksimin e çmimeve të 212 produkteve në pesë rrjete supermarketesh për tre muaj synon të rrisë transparencën në treg, por sipas ekspertit të ekonomisë Mateo Spaho, kjo masë nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët. Spaho tha në "Vizion Plus" se marrëveshja mund të ndihmojë në krahasimin e çmimeve dhe nxitjen e konkurrencës, por theksoi se mbulimi i vetëm pesë rrjeteve të supermarketeve nuk përfshin të gjithë tregun e shitjes me pakicë.


Qeveria merr masa, ulen çmimet në supermarkete për tre muaj
Një nismë e re synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve shqiptare përmes uljes së çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm. Bëhet fjalë për “Kurse”, një nismë vullnetare e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e realizuar në bashkëpunim me supermarketet dhe furnitorët. Përmes kësaj iniciative, supermarketet dhe furnitorët reduktojnë marzhet e tyre, duke bërë të mundur që ulja e çmimeve të përcillet drejtpërdrejt te konsumatorët. Nisma parashikon që për çdo produkt


Nga qiramarrës në pronar, si synon qeveria të ndihmojë familjet pa banesë
Familjet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë mund të përfitojnë nga një skemë e re, ku pagesat e qirasë mund të llogariten pjesërisht në çmimin e blerjes së shtëpisë. Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e banesave private të pabanuara për strehim social. Mungesa e mundësive financiare për të blerë një banesë mund të marrë një alternativë të re përmes një skeme që synon ta kthejë qiranë në një hap drejt pronësisë. Qeveria propozon ndryshime në ligjin për strehim


Rritja e çmimeve u frenua në shtator, por ushqimet dhe transporti “godasin” familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua në 2.9% në shtator, nga 3.2% në gusht, por struktura e rritjes së çmimeve tregon se presionet mbi buxhetet e familjeve mbeten të forta. Ushqimet dhe transporti dhanë kontributin më të madh në inflacionin vjetor, ndërsa Banka e Shqipërisë po sinjalizon se rreziqet për çmimet mund të kërkojnë një politikë monetare më shtrënguese. Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 2.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të


Strehimi me kredi 0%/ A ka shtëpi 60 mijë euro në Tiranë?
Programi i ri i qeverisë për strehimin social ka hapur debat mbi vlerën e banesave që mund të blihen përmes kredisë me zero interes. Një nga pikëpyetjet kryesore është nëse në Tiranë gjenden realisht apartamente me vlerë rreth 60 mijë euro, që të jenë të përballueshme për çiftet e reja. Për shumë qytetarë, kjo shumë duket larg realitetit të tregut, veçanërisht në zonat brenda Unazës, ku çmimet e apartamenteve kanë shënuar rritje të fortë vitet e fundit. Por ndërtuesit thonë s


Greqia "në luftë" me çmimin e lartë të karburanteve, njofton tjetër paketë mbështetëse
Qeveria greke po ndërhyn sërish për të frenuar ndikimin e çmimeve të larta të karburanteve, në një kohë kur benzina dhe nafta në vend kanë kaluar nivelin e 2 eurove për litër. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë të re masash, ku lehtësimi kryesor do të jetë për naftën e automjeteve. Nga 1 deri më 15 tetor, subvencionimi shtetëror do të rritet nga 10 në 15 centë për litër. Nëse këtij reduktimi i shtohet edhe ulja që pritet të aplikohet nga rafineritë, përfi


“Pasqyra e Çmimeve” shtyhet përtej 1 tetorit, do të nisë me 160 produkte
Platforma “Pasqyra e Çmimeve”, e cila ishte paralajmëruar se do të ishte gati më 1 tetor, do të jetë funksionale në 10-ditëshin e parë të muajit. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj gjatë konference për shtyp. Sipas ministres, në fazën e parë platforma do të përfshijë 160 produkte, kryesisht ushqime dhe artikuj higjiene. Përmes saj, konsumatorët do të kenë mundësi të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve në treg. Paralelisht me këtë nismë, q


Rritje ekonomike, por presione të forta/ Çfarë paralajmëron BERZH për Shqipërinë
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% këtë vit dhe po me të njëjtin ritëm edhe në 2027, por perspektiva nuk është pa rreziqe. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se presionet mbi konkurrueshmërinë, ndryshimet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë mund të ndikojnë në ecurinë e ekonomisë në periudhën e ardhshme. BERZH e ka rishikuar lehtë në rritje parashikimin për Shqipërinë për vitin 2026. Në raportin e qershorit, banka priste një rritje prej 3.4


Nga rritja rekord, te frenimi i fortë! Çfarë po ndodh me çmimet e shtëpive
Tregu i pasurive të paluajtshme duket se po hyn në një fazë tjetër, ku çmimet e banesave vijojnë të rriten, por me një ritëm dukshëm më të ulët se në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ka zbritur në 10%, ndërsa një vit më parë kishte arritur në 41.7%. Sipas Bankës Qendrore, Indeksi Fisher i çmimit të banesave nuk ndryshoi në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë


Çmimet në rritje, a do ketë paketë shtesë për familjet në nevojë?
Rritja e çmimeve po rikthen në vëmendje nevojën për masa mbështetëse për familjet dhe shtresat në nevojë. Rikthimi nga qeveria i Bordit të Transparencës për karburantet, në një kohë kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër, është një tjetër tregues i presioneve që po shfaqen në treg. Por shqetësimi nuk lidhet vetëm me karburantet, pasi rritja e kostove mund të reflektohet edhe në produkte dhe shërbime të tjera, duke shtuar barrën mbi buxhetet familjare. Ndërsa vend


Çmime më të ulëta në supermarkete si në Greqi? Ibrahimaj zbulon nismën
Qeveria po shqyrton aplikimin në Shqipëri të një modeli të përdorur në Greqi për të mbajtur të ulëta çmimet e një grupi produktesh bazë, veçanërisht për familjet në nevojë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se në takimet me rrjetet e supermarketeve është diskutuar krijimi i një liste të posaçme produktesh me vlerë të ulët. Sipas saj, këto produkte do t’u dedikoheshin shtresave në nevojë dhe supermarketet do të angazhoheshin t’i shisnin me
Çmimet nën lupën e qeverisë, supermarketet nuk japin të dhënat
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga pjesa më e madhe e rrjeteve të supermarketeve për nismën “Pasqyra e Çmimeve”, që synon të rrisë transparencën mbi çmimet e produkteve bazë dhe t’u mundësojë konsumatorëve të krahasojnë çmimet në treg. Gjatë një takimi me supermarketet dhe furnitorët, Ibrahimaj tha se ministria u kishte kërkuar rrjeteve kryesore të dorëzonin listën e produkteve më të shitura, përfshirë produktet
bottom of page