top of page

Bankat, më shumë transparencë për këmbimin valutor me karta dhe transfertat online

Sep 2
1 min read

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime që synojnë rritjen e transparencës për tarifat e këmbimit valutor në transaksionet bankare, veçanërisht gjatë përdorimit të kartave dhe transfertave online. Ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën që klientët të informohen qartë dhe paraprakisht për tarifat e këmbimit valutor që aplikohen kur kryejnë transaksione me kartë në ATM ose POS, përfshirë edhe rastet kur bankat aplikojnë një mark-up mbi kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas kërkesave të reja, informacioni mbi tarifat duhet të bëhet i disponueshëm për klientin përpara kryerjes së transaksionit. Bankat dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave do të duhet të publikojnë këtë informacion dhe t’ia komunikojnë atë klientit në mënyrë elektronike.

Një tjetër ndryshim lidhet me transfertat e kreditit online. Përpara se klienti të nisë transfertën, ofruesi i shërbimit duhet ta informojë atë në mënyrë të plotë mbi kursin e këmbimit të monedhës, tarifat që aplikohen dhe shumën totale që do të paguhet, duke përfshirë edhe kostot e transfertës. Qëllimi është që klienti të ketë mundësi të kuptojë paraprakisht sa do t’i kushtojë realisht një transaksion në valutë, duke shmangur surprizat nga tarifat apo diferencat e kursit të këmbimit.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page