top of page
Të gjithë Artikujt


Rrugë të reja në 6 qarqe, shpallet fituesi i kontratës qindra milionëshe
Një paketë ndërhyrjesh në rrjetin rrugor pritet të nisë në gjashtë qarqe të vendit, pas përfundimit të procedurës së tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kompania “ALB-BUILDING” është shpallur fituese e kontratës me një ofertë prej 789.4 milionë lekësh pa TVSH, ndërsa fondi limit i procedurës ishte rreth 1.25 miliardë lekë. Vlera e ofertës së kompanisë fituese rezulton rreth 36.85% më e ulët se fondi i parashikuar për këtë tender. Kontrata do të mbulojë ndërhyrje në qa


Kredi pa interes për administratën, sot dita e fundit për aplikime. Mijëra kërkesa të regjistruara
Sot është dita e fundit për punonjësit e administratës publike që duan të aplikojnë për kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Deri më tani, kërkesa për skemën ka qenë disa herë më e lartë se numri i kuotave të parashikuara. Mbi 2 mijë punonjës të administratës publike kanë aplikuar për të përfituar nga skema, ndërsa numri i kuotave të disponueshme është vetëm 300. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, deri më 25 shtator janë regjist


Pas viteve të boom-it, turizmi shqiptar përballet me frenimin e parë të fortë
Turizmi shqiptar ka vijuar të sjellë miliona vizitorë edhe këtë verë, por ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm në muajin më të rëndësishëm të sezonit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht 2026 hynë në Shqipëri rreth 2.43 milionë shtetas të huaj, vetëm 2% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gushti zakonisht është muaji me fluksin më të lartë të turistëve të huaj, ndaj ngadalësimi i këtij viti është më i dukshëm. Në terma absolutë, numri i hyrjeve mbetet


Pensionet e shqiptarëve në rrezik? Elvin Meka nxjerr në pah boshllëkun e madh të skemës
Nga Elvin Meka Në datë 22 shtator 2026 është hedhur për konsultim publik projektligji për fondet e pensionit privat. Nga sa mund të konsultohen materialet, edhe kjo ndërhyrje e shumëpritur, që lidhet me ndërhyrjen në skemën e pensioneve në Shqipëri, në komponenten e shtyllës së dytë (kontribute private – menaxhim privat), nuk do të mund të zhvillojë dhe revolucionarizojë skemën e pensioneve në Shqipëri; do mbetemi dhe ecim ende gjatë në kuadër të një skeme pensionesh që zhvil


Rruga Berat-Ballaban drejt fundit, po punohet për asfaltimin dhe sinjalistikën
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat–Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ndërsa ndërhyrjet po vijojnë paralelisht në të tre lotet e projektit. Pjesa kryesore e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës është përfunduar, ndërsa puna tashmë është përqendruar te asfaltimi, sinjalistika dhe barrierat mbrojtëse. Projekti Berat–Ballaban është një nga ndërhyrjet e rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të vendit dhe shtrihet në një


Bankat japin alarmin për pronat, rritet frika për tregun imobiliar
Sektori bankar po vlerëson me më shumë kujdes disa prej rreziqeve që mund të ndikojnë në stabilitetin financiar të vendit. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, bankat kanë rritur perceptimin e rrezikut që lidhet me tregun e pasurive të paluajtshme, ndërsa është shtuar edhe shqetësimi për rrezikun politik. Transferimi i goditjeve nga ekonomia ndërkombëtare vijon të konsiderohet rreziku sistemik më i rëndësishëm. Pas një zbutjeje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, ky rrezik ë


Siguria në punë, Inspektorati vendos qindra gjoba
Siguria dhe shëndeti i punonjësve kanë qenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht. Në total janë kontrolluar 857 subjekte, ndërsa verifikimet kanë prekur 22 mijë e 607 vende pune. Kontrollet kanë pasur në fokus respektimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve për sigurinë në vendin e punës, si dhe kushtet në të cilat punonjësit ushtrojnë aktivitetin e tyre. Përveç kontrolleve të zakonshme, Inspektorati ka zhvilluar edhe 224 inspektime


Qira deri në 500 euro, shteti paguan gjysmën! Ja kush përfiton nga skema e re
Një program i ri për subvencionimin e qirasë pritet të hapet nga qeveria gjatë muajve nëntor-dhjetor, me 3 mijë përfitues të parashikuar. Skema do të ketë në fokus familjet e reja, por do të përfshijë edhe studentë dhe emigrantë të rikthyer në Shqipëri. Si fillim, ky do të jetë një projekt pilot i shtrirë vetëm në Tiranë gjatë vitit 2027, për t'u zgjeruar më pas edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë. Dardana Grabova, drejtoreshë e Drejtorisë së Strehimit pranë Ministrisë së Eko


Treni drejt rikthimit, ja afati për linjën Tiranë-Durrës-Rinas
Lidhja hekurudhore mes Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit synohet të jetë funksionale gjatë vitit 2027. Objektivi është bërë publik nga zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e cila ka deklaruar gjatë një interviste se projektet hekurudhore po avancojnë edhe në aspektin e procedurave të kontraktimit. Sipas Muçajt, viti 2027 pritet ta gjejë vendin me linjën Tiranë-Durrës dhe lidhjen hekurudhore me aeroportin e Tiranës të rehabilituar dhe në fun


Marrëveshje e re për studentët: Më shumë praktika dhe mundësi punësimi
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për praktika profesionale dhe orientim drejt tregut të punës, ndërsa ekspertiza akademike pritet të përfshihet më gjerësisht në zhvillimin e sektorit bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fokus të marrëveshjes është krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejt


Rritje ekonomike, por presione të forta/ Çfarë paralajmëron BERZH për Shqipërinë
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% këtë vit dhe po me të njëjtin ritëm edhe në 2027, por perspektiva nuk është pa rreziqe. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se presionet mbi konkurrueshmërinë, ndryshimet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë mund të ndikojnë në ecurinë e ekonomisë në periudhën e ardhshme. BERZH e ka rishikuar lehtë në rritje parashikimin për Shqipërinë për vitin 2026. Në raportin e qershorit, banka priste një rritje prej 3.4


Nga rritja rekord, te frenimi i fortë! Çfarë po ndodh me çmimet e shtëpive
Tregu i pasurive të paluajtshme duket se po hyn në një fazë tjetër, ku çmimet e banesave vijojnë të rriten, por me një ritëm dukshëm më të ulët se në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ka zbritur në 10%, ndërsa një vit më parë kishte arritur në 41.7%. Sipas Bankës Qendrore, Indeksi Fisher i çmimit të banesave nuk ndryshoi në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë
bottom of page