Siguria në punë, Inspektorati vendos qindra gjoba

Siguria dhe shëndeti i punonjësve kanë qenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht. Në total janë kontrolluar 857 subjekte, ndërsa verifikimet kanë prekur 22 mijë e 607 vende pune. Kontrollet kanë pasur në fokus respektimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve për sigurinë në vendin e punës, si dhe kushtet në të cilat punonjësit ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Përveç kontrolleve të zakonshme, Inspektorati ka zhvilluar edhe 224 inspektime me karakter këshillues. Nëpërmjet tyre, punëdhënësit janë orientuar për detyrimet ligjore dhe kërkesat që duhet të përmbushin për garantimin e kushteve të sigurta në punë.
Gjatë gushtit janë vendosur gjithsej 911 masa administrative në rastet kur janë evidentuar shkelje. Masat janë marrë në kuadër të monitorimit të zbatimit të legjislacionit të punës dhe rregullave për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës. Një pjesë e aktivitetit të Inspektoratit gjatë këtij muaji ka qenë edhe trajtimi i ankesave të punonjësve. Në total janë shqyrtuar 119 ankesa, që lidhen me problematika të ndryshme në marrëdhëniet e punës dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit.






Comments