top of page
Të gjithë Artikujt


“Nuk mbijetojmë dot më!" Blegtorët i dërgojnë qeverisë 7 kërkesa urgjente
Blegtorët prodhues i kanë kërkuar qeverisë ndërhyrje të menjëhershme për të lehtësuar situatën e sektorit, duke paralajmëruar se vështirësitë e kostove dhe mbështetja e pamjaftueshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vijimin e aktivitetit. Përfaqësues të sektorit i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Bujqësisë Andis Salla dhe ministrit të Financave Petrit Malaj, ku parashtrojnë shtatë kërkesa konkrete për sektorin e qumështit dhe blegtorinë. Sipas


Durrësi nis parkimin me pagesë! Ja sa do të paguani dhe cilat janë oraret
Nga 5 tetori 2026, parkimi në rrugët dhe sheshet publike të përcaktuara në Durrës do të jetë me pagesë. Bashkia Durrës ka njoftuar nisjen e sistemit të ri, i cili do të funksionojë me dy nivele tarifash dhe me orare të ndryshme gjatë sezonit veror dhe atij dimëror. Rrugët e përfshira në skemë do të ndahen në dy kategori. Në Zonën A, tarifa do të jetë 100 lekë për orë, ndërsa në Zonën B do të jetë 40 lekë për orë. Orari i pagesës ndryshon në varësi të periudhës së vitit. Nga 1


Kujdes me WhatsApp, mund t'ju hakerojnë llogarinë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në WhatsApp. Sipas autoritetit, në disa raste përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet po analizojnë mënyrën se si po kryhen këto tentativa. AKSK u kërkon qytetarëve të aktivizojnë verifikimin me dy hapa në WhatsApp, si një nga masat kryesore për të shtuar sigurinë e llogarisë. Një tjetër paralajmër


Kadastra kërkon pronarët që jetojnë jashtë vendit: Ja si do të njoftohen për pronat
Pronarët që jetojnë jashtë Shqipërisë apo në qytete të tjera po kthehen në një nga sfidat e procesit të legalizimit dhe regjistrimit të pronave. Shumë prej kontakteve të deklaruara vite më parë nuk ekzistojnë më, ndërsa prania e banorëve gjatë matjeve në terren është e nevojshme. Për këtë arsye, Kadastra po mbështetet te publikimi paraprak i kalendarëve dhe te bashkëpunimi me strukturat vendore për të siguruar që pronarët të marrin njoftimin në kohë. Drejtoresha e Përgjithshm


Airbnb po ndryshon lojën: Nga pronë në biznes, qiratë ditore dyfishojnë fitimin
Bumi që po pëson tregu i qirave në vëndin tonë ka bërë që menaxhimi i tyre të kalojë nga individi drejt kompanive që ofrojnë dhe një ekspertizë më të madhe. Rritja e interesit për këtë treg po nxitet edhe nga zhvillimi i turizmit, çka nxit nevojën për një standartizim në ofrimin e shërbimeve. Ferdinad Fushëza është ndër individët e parë që ka investuar në tregun e qirave ditore në Shqipëri, që prej vitit 1993. Sot, ai menaxhon rreth 20 apartamente dhe ka pritur mijëra turist


6 mln euro nga koncerti i Kanye West. Gonxhja: Ia vlejti barra qiranë
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur për efektin ekonomik të koncertit të Kanye West në Shqipëri, duke deklaruar se shpenzimi prej 4.2 milionë eurosh u shoqërua me mbi 6 milionë euro të ardhura në arkën e shtetit vetëm nga taksat direkte. I pyetur në emisionin “E-Zone” nga gazetarja Rajmonda Lajthia nëse investimi publik për eventin e kishte justifikuar veten përmes aktivitetit ekonomik të krijuar gjatë ditëve të koncertit, Gonxhja tha se financ


Indeksimi i dytë i pensioneve, a do të ketë rritje në vjeshtë?
Pensionistët nuk do të kenë një indeksim të dytë të pensioneve gjatë këtij viti. Pas rritjes me 2.7% të aplikuar në muajin korrik, qeveria nuk po shqyrton aktualisht një tjetër rritje të pensioneve, ndërsa për kompensimin e kostove të jetesës po mbështetet edhe te bonusi mujor. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, e cila ka sqaruar se indeksimi dhe bonuset po trajtohen si dy mekanizma të ndryshëm për të mbështetur të ardhurat e pensionistë


Biznesi i hoteleve, dominon bregdeti, “Meliá” bëhet më i madhi në vend pas tre vitesh aktivitet
Rritja e numrit të turistëve po reflektohet drejtpërdrejt në zgjerimin e hotelerisë dhe të shërbimeve të lidhura me të, veçanërisht në zonat bregdetare. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se aktiviteti i akomodimit dhe shërbimit ushqimor po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në ekonominë shqiptare. Në fund të vitit 2025, kontributi i këtij aktiviteti arriti në 5.48% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar deri tani, nga 4.96% në vitin 2024. Rritja është


"Kthesë" në tregun e banesave në Vlorë: Bien çmimet, tërhiqen blerësit e huaj
Tregu i banesave në Vlorë duket se po humbet një pjesë të vrullit të viteve të fundit. Agjentët imobiliarë flasin për një ulje të çmimeve me rreth 10 deri në 15%, ndërsa edhe kërkesa për blerje është dobësuar, veçanërisht nga ana e klientëve të huaj. Sipas tyre, situata në treg nuk është më e njëjtë me atë të një apo dy viteve më parë, kur kërkesa për prona në qytetin bregdetar ishte më e lartë. “Situata nuk është e njëjtë me një apo para dy vitesh. Çmimet kanë pësuar një tku


Siguria ushqimore, prova e radhës për Shqipërinë. Zv.ministrja: Sfidë e madhe për integrimin
Në një kohë kur Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave dhe të mbyllë të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2027, siguria ushqimore përbën një prej sektorëve ku përafrimi me standardet europiane kërkon angazhim të institucioneve si në nivel qendror, ashtu edhe vendor. Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino tha në një intervistëj se krahas grupkapitullit të “Themeloreve”, ku përfshihen kapitujt 23 dhe 24, vëmendje të veçantë do të kërkojnë edhe sektorët që lidhen me prodhimin


Kujdes nëse lëvizni me makinë! Këto rrugë mbyllen sot në Tiranë
Disa prej rrugëve kryesore pranë stadiumit “Air Albania” do të bllokohen sot nga ora 17:00, në kuadër të masave të sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi. Kufizimet e qarkullimit do të vijojnë deri në përfundim të takimit, që nis në orën 20:45. Sipas planit të masave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, qarkullimi do të ndalohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit, si dhe në rrugën “Papa Gjon Pali


Rama zbulon planin e ri, çfarë po përgatitet për shqiptarët jashtë vendit?
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga New York-u se Shqipëria po përgatit një instrument të ri financiar, të quajtur “Bonot e Diasporës”, për të rritur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se bonot synojnë ta çojnë në një tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporës në rritjen e vendit. “Po përgatisim Bonot e Diasporës që
bottom of page