top of page

Bordi ul çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen nga sot

Sep 19
1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të parë të marrë nga bordi që pas riaktivizimit çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 207 lekë për litër. Deri tani, nafta tregtohej me çmim 229 lekë/litër.


Për benzinën, bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 195 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 183 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 19 shtator, në orën 16:00, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Bordi ka paralajmëruar operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë se janë të detyruar të zbatojnë çmimet e përcaktuara në vendim. Në rast konstatimi të shkeljeve, njoftimi parashikon edhe pezullimin e aktivitetit të operatorëve.


Bordi i Transparencës u rikthye të mërkurën me vendim qeverie, pas situatës që krijua në tteg me rritje çmimesh. Ai do të jetë aktiv deri në normalizimin e situatës dhe qetësimit të tregjeve.



Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page