top of page
Të gjithë Artikujt


Banka e Shqipërisë, ndryshon drafti: Hiqet mbrojtja e posaçme për Guvernatorin
Vetëm dy muaj pasi Ministria e Financave propozoi një projektligj të ri për Bankën e Shqipërisë, që parashikonte mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët, kjo dispozitë nuk është më pjesë e nismës së re të depozituar në Kuvend. Nisma e re e paraqitur më 25 shtator nga deputetë të Partisë Socialiste dhe i firmosur ndër të tjera nga Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërhyn në ligjin ekzistues për Bankën


Mbi 2 milionë euro blerje në Itali përmes “Tax Free”, Doganat zbulojnë dy raste të dyshuara kontrabande
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet e një hetimi për dy raste të dyshuara të përdorimit të skemës “Tax Free” për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së dhe futjen e mallrave në Shqipëri pa kryer procedurat e detyrueshme të importit. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me administratën doganore italiane, ADM – Direzione Antifrode e Controlli, si dhe me institucione të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Në fokus të verifikimeve janë m


Siguria e depozitave rritet në 6 milionë lekë, ja çfarë ndryshon për qytetarët dhe bankat
Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) ka përgatitur projektligjin e ri për sigurimin e depozitave, i cili parashikon rritjen e kufirit ligjor të mbulimit për depozitat bankare nga 2.5 milionë në 6 milionë lekë. Ndryshimi synon të forcojë mbrojtjen e depozituesve dhe njëkohësisht të përafrojë kuadrin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Në një fazë të dytë, me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kufiri i sigurimit parashikohet të rritet më tej në 100 mijë euro, në përp


Sejko mbledh bankat: Kujdes me kreditimin
Kredia për blerjen e banesave vijon të rritet me ritme të larta në Shqipëri. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, kredia hipotekare u zgjerua me 16.1% në terma vjetorë, ndërsa norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë u regjistrua në 3.9%. Shifrat u bënë publike nga Banka e Shqipërisë pas takimit të zhvilluar më 16 shtator mes Guvernatorit Gent Sejko, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe drejtuesve të bankave tregtare që operojnë


Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga formula e vjetër te skema e re që po propozohet
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve rikthehen në tryezën e Kuvendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi formulën e përcaktuar në vitin 2023. Komisionet parlamentare kanë nisur diskutimin e ndryshimeve në ligjin që përcakton pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por si nisi përplasja për mënyrën e përcaktimit të pagave të magjistratëve? Deri në vitin 2023, paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhej drejtpërdrejt me pagën referuese të drejtorëve të departamenteve në Krye


OTP Group në top 10 bankat më të mira në botë sipas Forbes
Grupi bankar OTP është renditur ndër bankat me performancën më të mirë në botë, duke u pozicionuar në vendin e 10-të në nivel global në kategorinë e bankave të mëdha, sipas klasifikimit “World’s Top Performing Banks 2026” të Forbes. Renditja, e hartuar nga Forbes në bashkëpunim me Statista, vlerëson bankat mbi bazën e treguesve objektivë të performancës financiare. Në fokus janë rritja e qëndrueshme, përfitueshmëria, pozicioni i kapitalit dhe financimit, si dhe cilësia e akti


Sejko jep sinjalin: Më shumë kredi për biznesin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, ku diskutimet u përqendruan te zhvillimet e sektorit bankar, kreditimi i ekonomisë dhe procesi i integrimit të kuadrit rregullator shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte zgjerimi i kreditimit, veçanërisht për sektorin privat. Sipas Sejkos, sistemi bankar shqiptar vijon të ketë nivele të qën


Paga mesatare rritet, por hendeku mbetet i madh, sa punonjës janë në minimum?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka vijuar rritjen gjatë vitit 2026. Në tremujorin e dytë, ajo arriti në 92.150 lekë, duke u rritur me 9,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht rritjes së pagës mesatare, shpërndarja e të ardhurave tregon se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve vijon të paguhet në nivelet më të ulëta. Sipas të dhënave, 25,8% e të punësuarve me pagë marrin pagën minimale, ndërsa 17,1% e tyre kanë një pagë mbi 120 mij


Kur pensioni nuk mjafton, kush do ta mbajë standartin e jetesës së shqiptarëve nesër?
Shqipëria po përballet me një realitet që nuk mund të shtyhet më: një popullsi që plaket, familje që zvogëlohen dhe pensione që shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar jetën e përditshme. Të dalësh në pension duhet të nënkuptojë fundin e një karriere dhe fillimin e një periudhe më të qetë të jetës. Por për shumë shqiptarë, realiteti është ndryshe. Pensioni shpesh shkon për ushqime, ilaçe, energji dhe shpenzime të tjera bazë, duke lënë shumë pak hapësirë për një jetë dinjitoze.


Pagesat e shpejta, Shqipëria përgatitet për revolucionin e transfertave
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë më 3–4 shtator në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Në panelin mbi besueshmërinë, politikën monetare dhe integrimin në BE, Sejko theksoi rëndësinë e institucioneve të forta, politikave të qëndrueshme dhe komunikimit transparent për ruajtjen e besimit dhe stabilitetit makroekonomik. Ai veçoi reformat e Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në, përfshirë


Bankat, më shumë transparencë për këmbimin valutor me karta dhe transfertat online
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime që synojnë rritjen e transparencës për tarifat e këmbimit valutor në transaksionet bankare, veçanërisht gjatë përdorimit të kartave dhe transfertave online. Ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën që klientët të informohen qartë dhe paraprakisht për tarifat e këmbimit valutor që aplikohen kur kryejnë transaksione me kartë në ATM ose POS, përfshirë edhe rastet kur bankat aplikojnë një mark-up mbi kursin e këmbimi


Malaj mbledh administratat tatimore dhe doganore, kërkon “dorë të fortë” ndaj evazionit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit rajonalë të administratës tatimore dhe doganore, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë objektivat për periudhën në vijim, lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit, si dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Takimet u zhvilluan në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Gjatë tyre u diskutuan prioritetet e dy administratave dhe nev
bottom of page