top of page
Të gjithë Artikujt


Projektbuxheti/ Ja rrugët, portet dhe hekurudhat që parashikohen për 2027
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 75.4 miliardë lekë për infrastrukturën dhe energjinë, një fond që përfaqëson 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Investimet e planifikuara përfshijnë ndërtimin dhe zgjerimin e rrugëve, zhvillimin e porteve, linjat hekurudhore, si dhe projekte për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet. Në listën e investimeve rrugore përfshihen disa akse të rëndësishme, mes tyre rruga Elbasan-Lekaj, bypass-i i Elbasanit dhe aksi Elbasan-Qafë Than


4 korsi drejt kufirit me Greqinë, nis procedura për autostradën Gjirokastër–Kakavijë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit Gjirokastër–Kakavijë, një segment me gjatësi rreth 24 kilometra që përbën pjesën jugore të Korridorit Adriatiko-Jonian. Fondi limit për këtë procedurë është gati 100 milionë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit, synimi është që rruga ekzistuese të transformohet në një autostradë të kategorisë A, me dy korsi lëvizjeje në secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti parashikon gjitha


Tarifa në Rrugën e Kombit bëhet 8 euro? Ministria sqaron të vërtetën
Tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit nuk do të rritet në 8 euro. Pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale për shtrenjtimin e pagesës, Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar duke e cilësuar informacionin të pavërtetë. Sipas sqarimit zyrtar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale. Aktualisht, tarifa bazë për një automjet të zakonshëm, me dy akse dhe katër rrota, është 5 euro për një kalim, me TVSH të përfs


Kaos në Tiranë/ Studentët rikthehen në protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokohen rrugët
Protesta studentore në Tiranë ka vijuar edhe këtë të mërkurë, me pjesëmarrjen e studentëve nga disa universitete dhe të gjimnazistëve, ndërsa tensionet janë rikthyer që në orët e paradites. Studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor, Universiteti Politeknik dhe Fakulteti i Drejtësisë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit. Para godinës është pozicionuar policia, ndërsa protestuesit kanë hedhur sende piroteknike në drejtim të institucionit. Përplasje jan


Rrugë e re 17 km për të anashkaluar Kamzën, lidh Thumanë-Kasharin me Unazën e Tiranës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke shmangur kalimin përmes Kamzës. Fondi limit për procedurën është 138.6 milionë lekë, rreth 1.4 milionë euro. Aksi i ri parashikohet të jetë rreth 17 kilometra i gjatë, nga zona jugore e nyjës së Rinasit deri në Paskuqan, ku do të lidhet me Unazën e Madhe. Gjurma do të kalojë përmes Valias


Avancon bypassi i Elbasanit, Karakaçi jep detajet e punimeve
Punimet për bypass-in e Elbasanit kanë avancuar dhe tashmë janë lidhur kontratat për dy fazat e para të projektit. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, punimet kanë nisur në pjesën ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd, ndërsa investimi do të vijojë edhe gjatë vitit 2027. “Kemi lidhur kontratën për dy fazat e para, atje ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd. Janë lidhur kontrata dhe ka avan


Kujdes nëse lëvizni me makinë! Këto rrugë mbyllen sot në Tiranë
Disa prej rrugëve kryesore pranë stadiumit “Air Albania” do të bllokohen sot nga ora 17:00, në kuadër të masave të sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi. Kufizimet e qarkullimit do të vijojnë deri në përfundim të takimit, që nis në orën 20:45. Sipas planit të masave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, qarkullimi do të ndalohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit, si dhe në rrugën “Papa Gjon Pali


Rrugë të reja në 6 qarqe, shpallet fituesi i kontratës qindra milionëshe
Një paketë ndërhyrjesh në rrjetin rrugor pritet të nisë në gjashtë qarqe të vendit, pas përfundimit të procedurës së tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kompania “ALB-BUILDING” është shpallur fituese e kontratës me një ofertë prej 789.4 milionë lekësh pa TVSH, ndërsa fondi limit i procedurës ishte rreth 1.25 miliardë lekë. Vlera e ofertës së kompanisë fituese rezulton rreth 36.85% më e ulët se fondi i parashikuar për këtë tender. Kontrata do të mbulojë ndërhyrje në qa


Rruga Berat-Ballaban drejt fundit, po punohet për asfaltimin dhe sinjalistikën
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat–Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ndërsa ndërhyrjet po vijojnë paralelisht në të tre lotet e projektit. Pjesa kryesore e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës është përfunduar, ndërsa puna tashmë është përqendruar te asfaltimi, sinjalistika dhe barrierat mbrojtëse. Projekti Berat–Ballaban është një nga ndërhyrjet e rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të vendit dhe shtrihet në një


"Tiranathlon" të dielën, cilat rrugë do të bllokohen dhe linjat urbane që devijojnë
E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Të dielën me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës. Rrugët që do bllokohen janë si më poshtë: 1.Kufizimin


Hekurudhat dhe autostradat në fazën finale, Karakaçi jep datat për projektet kryesore
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur nga Kina ecurinë e disa prej projekteve kryesore të transportit në Shqipëri, duke deklaruar se disa prej tyre kanë hyrë në fazën përmbyllëse të garave. Karakaçi ishte i ftuar nga ministri kinez i Transportit në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, ku foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e transportit dhe pozicionin e Shqipërisë në dy korridore evropiane, Korridorin VIII d


Asfalti është shtruar! Elbasan–Papër drejt hapjes
Punimet në segmentin rrugor Elbasan–Papër, Faza 2, kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Sipas përditësimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtresa asfaltike është realizuar përgjatë gjithë gjatësisë së parashikuar në projekt, ndërsa aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale. Vendosja e vijëzimeve në rrugë është një nga ndërhyrjet e fundit që duhet të përfundojnë përpara mbylljes së punimeve të këtij segmenti dhe synon plotësimin e elementeve të sigurisë për p
bottom of page