top of page

Rrugë e re 17 km për të anashkaluar Kamzën, lidh Thumanë-Kasharin me Unazën e Tiranës

Oct 8
1 min read

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke shmangur kalimin përmes Kamzës.

Fondi limit për procedurën është 138.6 milionë lekë, rreth 1.4 milionë euro. Aksi i ri parashikohet të jetë rreth 17 kilometra i gjatë, nga zona jugore e nyjës së Rinasit deri në Paskuqan, ku do të lidhet me Unazën e Madhe. Gjurma do të kalojë përmes Valiasit dhe Zallherrit, duke ndërprerë rrugën Kamëz-Fushë Krujë dhe duke vijuar drejt Paskuqanit. Projekti synon të krijojë një lidhje të shpejtë mes autostradave të veriut dhe Tiranës, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur qendrën e Kamzës. Konsulenti do të studiojë të paktën dy variante të gjurmës, ndërsa projekti do të përfshijë edhe nyjet lidhëse, mbikalimet, rrugët dytësore dhe shpronësimet e nevojshme. Financimi është parashikuar në programin buxhetor të transportit rrugor 2026-2028.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page