top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria njofton skemën e re për pensionistët që punojnë: Do të marrin bonus ose rritje pensioni
Pensionistët që vijojnë të punojnë dhe paguajnë kontribute shoqërore mund të përfitojnë një pagesë shtesë ose rritje të pensionit, pasi qeveria po shqyrton mënyrën se si do të trajtojë kontributet e paguara pas daljes në pension. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, gjatë diskutimeve në Kuvend, ku u shqyrtua edhe një nismë e opozitës për përjashtimin e pensionistëve të punësuar nga pagesa e sigurimeve shoqërore. Deputeti i PD-së, Igli Cara, argu


Indeksimi i dytë i pensioneve, a do të ketë rritje në vjeshtë?
Pensionistët nuk do të kenë një indeksim të dytë të pensioneve gjatë këtij viti. Pas rritjes me 2.7% të aplikuar në muajin korrik, qeveria nuk po shqyrton aktualisht një tjetër rritje të pensioneve, ndërsa për kompensimin e kostove të jetesës po mbështetet edhe te bonusi mujor. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, e cila ka sqaruar se indeksimi dhe bonuset po trajtohen si dy mekanizma të ndryshëm për të mbështetur të ardhurat e pensionistë


Pensionet e shqiptarëve në rrezik? Elvin Meka nxjerr në pah boshllëkun e madh të skemës
Nga Elvin Meka Në datë 22 shtator 2026 është hedhur për konsultim publik projektligji për fondet e pensionit privat. Nga sa mund të konsultohen materialet, edhe kjo ndërhyrje e shumëpritur, që lidhet me ndërhyrjen në skemën e pensioneve në Shqipëri, në komponenten e shtyllës së dytë (kontribute private – menaxhim privat), nuk do të mund të zhvillojë dhe revolucionarizojë skemën e pensioneve në Shqipëri; do mbetemi dhe ecim ende gjatë në kuadër të një skeme pensionesh që zhvil


10 mijë lekë në muaj për pensionistët? Zbulohet paketa e re që po shqyrton qeveria
Pensionistët dhe shtresat në nevojë mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare nga shteti, ndërsa qeveria po shqyrton mundësinë e hartimit të një pakete të re ndihme për përballimin e rritjes së kostos së jetesës. Paketa që po diskutohet pritet të jetë e ngjashme me skemat e mëparshme të rezistencës sociale apo solidaritetit. Në të mund të përfshihen pensionistët, invalidët e punës dhe përfituesit e ndihmës ekonomike. Nga diskutimet e deritanishme nga grupi i punës,


Paratë për pleqërinë, më shumë shqiptarë po investojnë në pensione private
Gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen fondeve private të pensionit si një mënyrë për të krijuar një burim shtesë të ardhurash për periudhën pas daljes në pension. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të vitit të kaluar rreth 50 mijë qytetarë investonin në fondet private të pensionit. Numri i anëtarëve është rritur me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Eksperti bankar dhe i sigurimeve, Artur Ribaj, shpjegon se fondet private janë instr


Pensionet, ndryshimi i moshës nuk mjafton/ Gjokutaj propozon një model të ri
Debati për përshpejtimin e barazimit të moshës së pensionit të grave me atë të burrave po rikthen në vëmendje reformën e skemës së pensioneve në Shqipëri. Në një analizë të publikuar nga ALTAX, eksperti Eduart Gjokutaj argumenton se diskutimi nuk duhet të kufizohet vetëm te pyetja se kur do të dalin shqiptarët në pension, por te mënyra se si do të financohet skema në të ardhmen dhe sa të qëndrueshme do të jenë pensionet për brezat e ardhshëm. Sipas Gjokutajt, reforma e vitit


Pensioni pas vdekjes së familjarit, ja sa para përfitojnë bashkëshorti dhe fëmijët
Humbja e një familjari që ka qenë përfitues ose kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore sjell edhe të drejtën për pension familjar për anëtarët e familjes që plotësojnë kushtet. Por sa është masa e këtij pensioni dhe si ndahet mes bashkëshortit dhe fëmijëve? Pensioni familjar përcaktohet mbi bazën e pensionit që personi i ndjerë merrte ose do të kishte përfituar. Masa e përfitimit ndryshon në varësi të numrit dhe statusit të pjesëtarëve të familjes që kanë të drejtë të m


Rritet mosha! Ja kur do të dalin në pension gratë
Mosha e daljes në pension për gratë pritet të rritet gradualisht, me synimin që burrat dhe gratë të arrijnë të dalin në pension në moshën 65 vjeç deri në vitin 2035. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila ka shpjeguar se një prej pikave të reformës lidhet pikërisht me rishikimin e formulës aktuale të rritjes së moshës së pensionit. Sipas Manjanit, në reformën e fundit të vitit 2014 ishte përcaktuar që rritja graduale


Qeveria greke "hap thesin": 400 euro bonus çdo vit për pensionistët, ja kur nis pagesa
Një paketë e re masash ekonomike pritet të prekë pensionet, pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në Greqi. Ndër ndryshimet kryesore është pagesa vjetore prej 400 eurosh për pensionistët, ndërsa në vitet në vijim parashikohen bonuse dhe rritje të tjera për punonjësit e sektorit publik e privat. Pagesa shtesë prej 400 eurosh pritet të nisë në nëntor 2026 dhe të përsëritet çdo vit. Skema do të zgjerohet ndjeshëm, pasi pritet të hiqen kriteret që lidhen me të ardhurat dhe


Pensioni i pleqërisë, ja hapat që duhet të ndiqni. Detaji që shumë e harrojnë
Qytetarët që kanë arritur moshën dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara për përfitimin e pensionit të pleqërisë mund të paraqesin kërkesën për pension përmes e-Albania, pa qenë e nevojshme që aplikimi të nisë fizikisht pranë zyrave të sigurimeve shoqërore. Procesi kërkon plotësimin e të dhënave personale, zgjedhjen e llojit të pensionit dhe deklarimin e periudhave të punësimit dhe të dhënave të tjera që lidhen me sigurimet. Për të nisur procedurën, qytetari duhet të: 1. Hyjë në
bottom of page