top of page
Të gjithë Artikujt


Lajm i mirë për policët! Rriten pagat në 2027, ja sa do të përfitojnë sipas gradave
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon rritjen e pagave për 8,500 punonjës të Policisë së Shtetit, me një fond shtesë prej 3.3 miliardë lekësh. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Konferencën e Kryetarëve. Sipas Malajt, rritja do të aplikohet në varësi të gradës, ndërsa për kategorinë e inspektorëve paga bazë për gradë parashikohet të shkojë në 93 mijë lekë, nga 73 mijë lekë që është aktualisht. Kjo përfaqëson një


Nga nafta te pagat dhe biznesi, të gjitha ndryshimet fiskale që njoftoi Rama për vitin 2027
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat kryesore të paketës fiskale dhe të Buxhetit të Shtetit për vitin 2027, të cilat, sipas tij, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa rrisin kontributin fiskal të kategorive me të ardhura dhe fitime më të larta. Ndryshimet përfshijnë uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, rritjen e tatimit mbi dividendin, rishikimin e pragjeve të tatimit mbi pagat, ndryshimin e pragut të regjistrimit në TVSH pë


Ndryshon tatimi mbi pagat, çfarë propozohet në Paketën Fiskale 2027
Paketa Fiskale për vitin 2027 parashikon ndryshime në mënyrën e tatimit të të ardhurave nga punësimi, duke rishikuar pragjet e fashave tatimore dhe duke vendosur një normë të re për individët me paga të larta. Sipas propozimit, punonjësit me paga bruto deri në 300 mijë lekë në muaj do të përfshihen në fashën që tatohet me normën 13%, ndërsa norma 23% do të zbatohet për pagat nga 300 001 lekë deri në 700 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat nga pagat mbi 700 mijë lekë në muaj pa


Zv.ministri i Financave jep detaje: Kur do t'i marrin policët shpërblimin dhe rritjen e pagave
Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj dha detaje nga vendimi i qeverisë për të shpërblyer policët e angazhuar në protestë dhe për të rritur pagat e tyre. Sipas Yzeirajt, shpërblimi prej 2.500 euro do të jepet brenda këtij viti, ndërsa rritja e pagave do të jetë pjesë e buxhetit të ardhshëm. "Shpërblimi për forcat e policisë është pjesë. E buxhetit të vitit 2026, pra do të ekzelutojet brensa vitit 2026. Ndërkohë, duke filluar nga viti që vjen patjetër që do të ketë një


Nga bebet, te pensionet dhe rrugët, çfarë premton buxheti 2027 për qytetarët
Buxheti i shtetit për vitin 2027 do të jetë mbi 10 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej më shumë se 1.1 miliardë eurosh krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2026. Rritja e arkës së shtetit pritet të reflektohet edhe në politikat sociale, me qeverinë që ka vendosur në fokus mbështetjen e familjeve, fëmijëve me aftësi ndryshe, pensionistëve dhe nënave të reja. Por çfarë do të ndryshojë konkretisht për qytetarët? Një prej ndryshimeve më të rëndësishme është rishikimi


Rriten pagat në ndërtim! Tatimet nxjerrin shifrat
Sektori i ndërtimit po shënon rritje të numrit të punonjësve të deklaruar, pagave dhe detyrimeve të paguara. Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Tatimore, në qershor 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, paga bruto në sektorin e ndërtimit është rritur me 23%, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore janë rritur me 25%. Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi, ndërkohë, është rritur me 49%. Edhe numri i punonjësve të deklaruar ka shënuar rritje. Në qershor


Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit
SPAK ka nisur marrjen në pyetje të zyrtarëve që kanë pasur rol në procedurën e bllokimit të pagave të magjistratëve. Në kuadër të hetimit, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto. Peto është thirrur nga prokurori i çështjes për të dorëzuar dokumentacionin lidhur me bllokimin e pagave dhe po merret në pyetje në cilësinë e deklarueses. Në kuadër të hetimit SPAK ka administruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimet e Këshillit të Lartë të


Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, Malaj kallëzohet në SPAK
Ngërçi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka marrë një tjetër përmasë. Pas bllokimit të listëpagesave, 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve kanë depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë Gentian Keri dhe 14 drejtuesve të degëve të Thesarit. Përplasja tashmë nuk është vetëm institucionale. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme, ku magjistratët kërkojnë hetim për mënyrën se si ësht


187 mijë lekë në muaj! Profesioni që kryeson listën e pagave në Shqipëri
Paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 92.150 lekë bruto në muaj gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me një vit më parë. Por disa profesione dhe sektorë qëndrojnë shumë mbi mesataren kombëtare. Në krye të listës së pagave janë punonjësit e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare mujore bruto arrin në 187.267 lekë. Kjo është më shumë se dyfishi i pagës mesatare kombëtare prej 92.150 lekësh dhe e vendos sektorin financiar


SHKRESA/ Zbardhet përgjigjja e Malajt për pagat e magjistratëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që Thesari apo Ministria e Financave t’i kenë bllokuar pagesat. Sipas Malajt, problemi lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, ministri kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht


KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i Shtetit bllokon pagat e gushtit për magjistratët
Pagat e gushtit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, pas vendimeve të dy institucioneve për rritjen e pagës referuese të magjistratëve. KLP dhe KLGJ vendosën që nga 1 gushti paga referuese të rritet në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, ndërsa mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi në shkurt 2026 formulën
bottom of page