top of page
Të gjithë Artikujt


Marrëveshje historike SHBA-Rusi për naftën, Trump premton ulje rekord të çmimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti, duke pretenduar se kjo do të sjellë ulje të shpejtë dhe rekord të çmimeve të naftës. Në një postim në rrjetin social X, Trump bëri të ditur se Rusia do të furnizojë fillimisht tregjet me mbi 300 mijë tonë karburant nafte, ndërsa për muajin nëntor parashikohet një sasi tjetër prej 500 mijë ton


Bordi ul çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të parë të marrë nga bordi që pas riaktivizimit çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 207 lekë për litër. Deri tani, nafta tregtohej me çmim 229 lekë/litër. Për benzinën, bordi ka


Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta "fluturon" në 229 lekë
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë marrë një tjetër goditje, duke u afruar me nivelet më të larta të regjistruara gjatë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta të shtunën ka arritur deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet deri në 219 lekë për litër. Rritja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shtrenjtimi të karburanteve në tregun vendas. Nafta, e cila më parë tregtohej rreth 219 lekë/litër, është shtrenjtuar me rreth 7-1


Rritja e naftës nuk ndalet, Ibrahimaj zbulon çfarë do të bëjë qeveria
Pavarësisht rritjes së çmimit të naftës, qeveria nuk do ta rikthejë Bordin e Transparencës. Ministrja Delina Ibrahimaj tha se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të zgjasë, çka mund të vijojë të ushtrojë presion mbi çmimet e naftës. Megjithatë, sipas saj, Bordi i Transparencës është një instrument i menduar për periudha të shkurtra, me qëllim shmangien e abuzimeve dhe jo si mekanizëm i përhershëm për përcaktimin e çmimeve. “Sa i përket çmimit të naftës, konflikti në Lindjen e


Nafta "ndez" inflacionin, çmimet rriten në disa sektorë
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua lehtë gjatë muajit gusht, por vijon të qëndrojë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, rritja vjetore e çmimeve arriti në 3.2%, nga 3.4% që ishte në korrik. Ky është muaji i tretë radhazi që inflacioni qëndron mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “Transporti”, ku çmimet u rritën me 12%. Aktualisht, në tregun


Reduktim drastik i flotës! Tirana sot me 72 autobusë më pak, kaos në stacione
Numri i autobusëve urbanë në qarkullim në Tiranë është reduktuar ndjeshëm. Nga 272 autobusë të parashikuar për shërbimin urban, aktualisht janë në qarkullim rreth 200, çka do të thotë se rreth 72 mjete më pak po operojnë në linjat e transportit publik. Reduktimi është bërë për shkak të kostove të larta të operimit, veçanërisht të çmimit të karburantit. Shoqatat e transportit urban kanë argumentuar se nafta vijon të jetë e shtrenjtë dhe se kjo situatë po rëndon aktivitetin e o


Nafta 219 lekë/litër, Braçe: Të hiqet taksa e qarkullimit
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka bërë thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i karburanteve, duke argumentuar se rritja e të ardhurave publike krijon hapësirë për të lehtësuar barrën fiskale mbi naftën, benzinën dhe produktet e tjera energjetike. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Braçe e lidh propozimin me situatën e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të karburanteve. "Të heqim taksën e qarkullimit nga produktet energjitike-karbura


Autobusët drejt reduktimit? Transporti urban në krizë për shkak të çmimit të naftës
Operatorët e transportit publik po përballen me një tjetër presion financiar, ndërsa kostoja e karburantit vijon të mbetet në nivele të larta. Përfaqësuesit e sektorit i janë drejtuar sërish institucioneve me kërkesën që skema e mbështetjes për naftën të vazhdojë edhe pas muajve për të cilët është miratuar, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të detyrohen të ulin kapacitetet e shërbimit. Në një shkresë të dërguar gjatë gushtit ministrive përgjegjëse dhe Bashkisë së Tiran


Mali i Zi ul sërish akcizën e naftës. Po në Shqipëri?
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur një tjetër ulje të përkohshme të akcizës për naftën, në një përpjekje për të amortizuar ndikimin e rritjes së kostove ndërkombëtare të karburanteve. Nga 18 gushti, akciza për naftën është vendosur në 0.396 euro për litër, nga 0.440 euro që është niveli i zakonshëm. Masa është parashikuar të zbatohet deri më 31 gusht. Megjithatë, ndërhyrja fiskale nuk ka mjaftuar për të shmangur rritjen e çmimeve në pompa. Për periudhën 18–24 gusht, një litë


Shtrenjtohen sërish karburantet në vend, sa arrin çmimi i naftës
Tregu vendas i karburanteve po përballet me një tjetër valë shtrenjtimi, teksa çmimet në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë kanë marrë një tjetër shtysë në rritje. Prej pasdites së të mërkurës, një litër naftë po shitet me rreth 219 lekë, duke u shtrenjtuar me 4 lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm prej 215 lekësh. Edhe benzina ka regjistruar një rritje, duke kaluar nga 198 në rreth 202 lekë për litër. Lëvizja e re në tregun shqiptar vjen në një moment kur tregjet ndërkombë
bottom of page