top of page

Shtrenjtohen sërish karburantet në vend, sa arrin çmimi i naftës

  • 3 days ago
  • 1 min read

Tregu vendas i karburanteve po përballet me një tjetër valë shtrenjtimi, teksa çmimet në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë kanë marrë një tjetër shtysë në rritje.


Prej pasdites së të mërkurës, një litër naftë po shitet me rreth 219 lekë, duke u shtrenjtuar me 4 lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm prej 215 lekësh. Edhe benzina ka regjistruar një rritje, duke kaluar nga 198 në rreth 202 lekë për litër.


Lëvizja e re në tregun shqiptar vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare të energjisë po përballen me pasiguri të lartë. Rritja e kuotimeve të naftës në bursat e huaja po përcillet gradualisht edhe në koston e importit dhe, më pas, në çmimin që paguajnë konsumatorët në pikat e furnizimit.


Kjo është vala e dytë e rritjes së çmimit të karburanteve që po përjeton tregu vendas që pas nisjes së konfliktit mes SHBA dhe Iranit. Më herët, qeveria ka dhënë sinjale se mund të rikthejë Bordin e Transparencës, nëse kjo rritje vazhdon.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page