top of page
Të gjithë Artikujt


Erjon Vishkulli në Itali për operacionin e syrit, fatura mbulohet nga shteti shqiptar
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është dërguar në Itali për trajtim të specializuar, ku pritet t’i nënshtrohet këtë të hënë një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale. Transporti dhe shpenzimet e trajtimit, sipas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të të riut, do të mbulohen nga shteti shqiptar. Plagosja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. 28-vjeçari u godit në sy nga


6 masa kundër dhunës, dëmshpërblim 100% për biznesin e vogel dhe gjoba deri në 500 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re ligjore me gjashtë instrumente për parandalimin e dhunës gjatë protestave, ndëshkimin e autorëve dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj bizneseve dhe pronës. Paketa parashikon kompensimin nga shteti deri në 100% të dëmeve për bizneset e vogla dhe 70% për bizneset e mëdha, ndërsa personat përgjegjës do të detyrohen të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar. Përveç kësaj, masat përfshijnë ndryshime në ligjin për tubimet, kriji


Dhoma Amerikane ngre alarmin: Bizneset po dëmtohen, rrezikohen investimet në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ngre shqetësimin për situatën e krijuar ditët e fundit, duke paralajmëruar se tensionet dhe pasiguria mund të dëmtojnë vijimësinë e bizneseve dhe të ndikojnë në besimin e investitorëve vendas e të huaj. Në një deklaratë të publikuar sot, Dhoma bën të ditur se ka marrë raportime për biznese që janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa, sipas saj, një pjesë e tyre ndihen të pambrojtura nga institucionet përgjegjëse. “


Dhuna ndaj bizneseve nuk mund të bëhet alibi për pushtetin
Nga Eduard Gjokutaj Pakënaqësia nuk lind në shesh, por në shesh ajo bëhet e dukshme. Shqetësimet për arsimin, punësimin, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet nuk u krijuan brenda këtyre ditëve. Ato u grumbulluan gradualisht ndër vite. Edhe këto 13 vite nuk erdhën në vakum. Ato erdhën pas një premtimi të qartë për drejtësi mbi të kaluarën dhe për ndarje të vërtetë prej saj. Një premtim që u përdor si legitimim i pushtetit dhe si shpresë e re për qytetarët. Pas


Fatura e protestave/ 80 biznese të dëmtuara, miliona lekë humbje
Rreth 80 subjekte biznesi janë dëmtuar nga protestat e zhvilluara ditët e fundit. Sipas të dhënave paraprake të Administratës Tatimore, vlera e dëmeve për subjektet e prekura arrin deri tani në rreth 12 milionë lekë. Evidentimi i dëmeve vijon, ndaj shifrat mund të ndryshojnë pas përfundimit të verifikimeve. Administrata Tatimore po kryen kontrolle në terren përmes 10 ekipeve të posaçme, ndërsa bizneset mund të raportojnë dëmet edhe nëpërmjet portalit “Dëmi im”. Përmes shërbim


Qeveria "hap thesin", shpërblen policët për protestën
Qeveria ka miratuar shpërblimin financiar për 2,750 punonjës të Policisë së Shtetit, të angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 19 tetor, secili prej efektivëve përfitues do të marrë 269,120 lekë. Për këtë qëllim, buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shtohet një fond prej 740 milionë e 80 mijë lekësh. Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 20


Kostoja e dukshme e dhunës dhe fatura e padukshme e keqqeverisjes
Shkatërrimi i pronës bie në sy brenda një nate. Kostoja e vendimeve korruptive të dobëta publike ndihet në financat e vendit për vite Një godinë e djegur bëhet lajm brenda pak minutash. Një kontratë e kushtueshme, një projekt pa rezultat ose një arbitrazh i humbur mund t’u kushtojë qytetarëve shumë më tepër, por fatura shpërndahet në vite dhe humbet mes dokumenteve financiare. Kjo është kontradikta që protestat e studentëve në Tiranë prej 13 tetorit 2026 rikthyen në qendër të


Goditja ndaj biznesit, Dhoma e Tregtisë kërkon masa: Autorët të mbajnë përgjegjësi!
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, iu bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa për mbrojtjen e pronës publike dhe private, pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të raportuara gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore dhe duhet të garantohet, por dëmtimi i institucioneve, bankave, qendrave tregtare d


Protesta paralizon autobusët në Tiranë, disa linja ndërpresin shërbimin
Transporti urban në Tiranë është përballur me ndërprerje të shërbimit për shkak të protestës dhe bllokimit të rrugëve. Autobusët e kanë të pamundur të qarkullojnë normalisht, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet. Disa operatorë kanë vendosur të pezullojnë punën për ditën e sotme. Mes tyre është edhe linja Yzberisht–Astir, autobusët e të cilës janë kthyer në park, duke ndërprerë përkohësisht shërbimin për pasagjerët. Sipas operatorëve të transportit urban, vend


Gonxhja thirrje protestuesve: Asnjë kauzë nuk justifikon shkatërrimin e pasurisë kombëtare
Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar për protestën në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve. Përmes një mesazhi, ai thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk mund të përdoret si justifikim për zjarrvënie apo shkatërrime. “Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë!”, shkruan Gonxhja, duke shtuar se institucionet publike nuk u përkasin partive politike, por qytetarëve. Ministri u ka bërë thirrje studentëve


Ibrahimaj: Protesta është e drejtë, por dhuna dëmton ekonominë dhe besimin e investitorëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe respekt për pronën publike e private. Në një reagim në rrjetet sociale, Ibrahimaj nënvizon se zëri i të rinjve meriton të dëgjohet me vëmendje dhe respekt, por thekson se dhuna dhe shkatërrimi nuk janë zgjidhje. Sipas ministres, dëmtimi i pronës publike dhe private, i bizneseve dhe i hapë
bottom of page