top of page
Të gjithë Artikujt


Shpallen fituesit! Kredi të buta për 1,500 familje në Tiranë
Rreth 1,500 familje në Tiranë janë shpallur fituese të radhës të programit të strehimit social për subvencionimin e interesave të kredive. Lista me emrat e përfituesve i është përcjellë Këshillit Bashkiak të Tiranës për miratim, ndërsa pas përfundimit të kësaj procedure, familjet do të mund të vijojnë aplikimin pranë bankave të nivelit të dytë. Programi synon të lehtësojë barrën financiare për familjet që duan të blejnë një banesë në kryeqytet, por që përballen me vështirësi


Qeveria kërkon të lehtësojë blerjen e banesave, Financat ngrenë alarmin: Rrezikohet buxheti
Ministria e Financave kundërshton përdorimin e garancive shtetërore për kreditë e familjeve që përfitojnë nga programet e strehimit social, duke paralajmëruar se kjo skemë mund të krijojë detyrime të reja për buxhetin dhe të shmangë procedurat ligjore që rregullojnë dhënien e garancive publike. Debati është zhvilluar gjatë shqyrtimit të ndryshimeve të propozuara në ligjin për strehimin social, ndërsa drafti i rishikuar ka reflektuar vetëm pjesërisht vërejtjet e institucionit


Njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës, ku duhet të drejtoheni nëse nuk verifikohet banesa juaj
Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon aksionin “Dera më derë”, një proces që synon trajtimin e banesave që nuk kanë dokumentacion pronësie. Përmes këtij aksioni, qytetarët informohen për procedurat dhe mundësitë e plotësimit të dosjeve të tyre. ASHK u ka bërë thirrje qytetarëve, banesat e të cilëve nuk janë verifikuar gjatë aksionit, të kontaktojnë strukturat përgjegjëse për të vijuar procesin e trajtimit të pronës. Sipas njoftimit, qytetarët mund t’i drejtohen specialistit t


Strehimi, ndryshon kufiri i të ardhurave/ Ja sa duhet të fitojë një çift për të përfituar kredi të butë
Rritja e fortë e çmimeve të banesave në Shqipëri po e bën gjithnjë e më të vështirë blerjen e një shtëpie, veçanërisht për çiftet dhe familjet me të ardhura të mesme. Për këtë arsye, qeveria ka ndryshuar kriteret e të ardhurave për përfituesit e skemave të strehimit social, duke zgjeruar grupin e familjeve që mund të aplikojnë për kredi me zero interes ose me interes 3%. Dardana Grabovaj, drejtore e strehimit thotë se kufiri i të ardhurave është rritur ndjeshëm, duke marrë n


"Kthesë" në tregun e banesave në Vlorë: Bien çmimet, tërhiqen blerësit e huaj
Tregu i banesave në Vlorë duket se po humbet një pjesë të vrullit të viteve të fundit. Agjentët imobiliarë flasin për një ulje të çmimeve me rreth 10 deri në 15%, ndërsa edhe kërkesa për blerje është dobësuar, veçanërisht nga ana e klientëve të huaj. Sipas tyre, situata në treg nuk është më e njëjtë me atë të një apo dy viteve më parë, kur kërkesa për prona në qytetin bregdetar ishte më e lartë. “Situata nuk është e njëjtë me një apo para dy vitesh. Çmimet kanë pësuar një tku


Nga rritja rekord, te frenimi i fortë! Çfarë po ndodh me çmimet e shtëpive
Tregu i pasurive të paluajtshme duket se po hyn në një fazë tjetër, ku çmimet e banesave vijojnë të rriten, por me një ritëm dukshëm më të ulët se në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ka zbritur në 10%, ndërsa një vit më parë kishte arritur në 41.7%. Sipas Bankës Qendrore, Indeksi Fisher i çmimit të banesave nuk ndryshoi në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë


Shtëpi me 60 mijë euro, Ibrahimaj mbledh Shoqatën e Ndërtuesve: Ka në periferi
Qeveria po përgatit një paketë të re për strehimin, e cila synon të zgjerojë mbështetjen përtej familjeve në nevojë dhe të përfshijë edhe të rinjtë, çiftet e reja, profesionistët dhe familjet që e kanë të vështirë të përballojnë kostot e blerjes ose të qirasë së një banese. Detajet e skemës janë diskutuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në takimin me Shoqatën e Ndërtuesve dhe aktorë të tregut të pasurive të paluajtshme. “Ne kemi bërë që prej një v


7 vite pritje për një banesë! 650 familje të prekura nga tërmeti ende me bonus qiraje
Procesi i rindërtimit në Tiranë vijon ende për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria kërkon përshpejtimin e procedurave për përfundimin e banesave që kanë mbetur pa u dorëzuar. Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë inspektuar zonën e Kombinatit, ku kanë kërkuar përshpejtimin e punimeve dhe procedurave për familjet që ende nuk kanë marrë apartamentet e reja. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë vizitës, deri tani janë shp


Kredi për shtëpi në 2027, zbardhet skema për çiftet e reja. Kush mund të përfitojë
Programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja pritet të nisë në vitin 2027 me 4 mijë kredi të lehtësuara, por mënyra se si do të funksionojë skema ka disa detaje që përcaktojnë se kush përfiton interesin zero, kush kalon në 3% dhe çfarë ndodh nëse banesa që dëshiron familja kushton më shumë se 60 mijë euro. Detajet janë bërë të ditura nga drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabova, në një intervistë televizive. Skema parashikon që një pjesë e kredive të kenë i


“Skanim” derë më derë për pronat në Himarë, zbulohet kalendari i Kadastrës
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për trajtimin e banesave që vijojnë të mos kenë dokumentacion të plotë pronësie. Deri në nëntor, ekipet e ASHK-së do të jenë në Bashkinë e Himarës, ku do të lëvizin fshat më fshat dhe do të punojnë derë më derë, me synim evidentimin e problematikave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve në vetë zonat ku ndodhen pasuritë. Sipas njoftimit të publikuar nga Kadastra, procesi përfshin 23 fshatra të Bashkisë Himarë dhe d


Kredia për shtëpi, sa është interesi që ofrojnë bankat dhe afati i shlyerjes
Marrja e një kredie për blerjen e një banese vijon të jetë një nga angazhimet më të mëdha financiare për familjet shqiptare. Norma e interesit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme është aktualisht nën 4%, ndërsa pjesa dërrmuese e kredive të reja për shtëpi shlyhet në një periudhë prej 25 vitesh. Banka e Shqipërisë thotë se, pavarësisht kërkesës së individëve për financim, masat e vendosura një vit më parë për të kufizuar ekspozimin e bankave në tregun e pasurive të pa
bottom of page