top of page

Njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës, ku duhet të drejtoheni nëse nuk verifikohet banesa juaj

Oct 10
1 min read


Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon aksionin “Dera më derë”, një proces që synon trajtimin e banesave që nuk kanë dokumentacion pronësie. Përmes këtij aksioni, qytetarët informohen për procedurat dhe mundësitë e plotësimit të dosjeve të tyre.


ASHK u ka bërë thirrje qytetarëve, banesat e të cilëve nuk janë verifikuar gjatë aksionit, të kontaktojnë strukturat përgjegjëse për të vijuar procesin e trajtimit të pronës. Sipas njoftimit, qytetarët mund t’i drejtohen specialistit të ASHK-së pranë njësisë së tyre administrative, çdo ditë gjatë zhvillimit të aksionit, ose grupeve të terrenit që janë të angazhuara në këtë proces. Një tjetër mundësi komunikimi është linja e gjelbër 0800 88 11, e cila mund të kontaktohet gjatë orarit të punës në bashkinë përkatëse.


Të dhënat e publikuara në platformën zyrtare të ASHK-së tregojnë se janë 10 zona kadastrale të listuara, nga të cilat 2 figurojnë të përfunduara, ndërsa në 8 të tjera procesi vijon. Një prej zonave të paraqitura në platformë është zona kadastrale ZK 3131, në Palasë, Himarë, Vlorë. Për këtë zonë, periudha e evidentimit është përcaktuar nga 9 deri më 17 shtator 2026, ndërsa janë regjistruar 113 raste. Sipas të dhënave të shfaqura, nga këto raste, 2 janë shënuar si “Pajisur me vendim”, 28 si “Afishim Publik”, 7 si raste me mungesë dokumentacioni, 57 si “Të paaksesueshëm” dhe 8 si “Në shqyrtim dokumentacioni”.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page