Defekti në linjën kryesore lë pa ujë disa zona të Tiranës, UKT në terren

Një defekt i rëndë në një prej linjave kryesore të transmetimit ka ndërprerë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të Tiranës. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT), avaria është konstatuar në linjën prej çeliku me diametër DN 1100 mm, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit.
Si pasojë e defektit, ndërprerja e furnizimit prek banorët e Selitës, Kodrës së Diellit, Astirit, Yzberishtit, Pallateve Çabej, Kodër Kamzës dhe Fushës Misto Mame.
UKT bën me dije se ekipet e ndërmarrjes janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e linjës së dëmtuar.
Ende nuk ka një afat të përcaktuar për përfundimin e punimeve, ndaj banorët e zonave të prekura duhet të marrin masat e nevojshme për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit.
Sipas UKT-së, furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjes dhe vënies në funksion të linjës.






Comments