Kashar-Rrogozhinë, gati projekti për autostradën 33.5 km. Kur do të nis ndërtimi?

Projekti për ndërtimin e aksit Kashar-Rrogozhinë ka përfunduar dhe është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Dokumenti i plotë ka mbërritur në ministrinë e infrastrukturës për të vijuar më tej me proceset e tjera. Gjatë një postimi në rrjetet sociale ministri Enea Karakaçi ndau disa detaje nga projekti që sipas tij do të nis ndërtimin brenda vitit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe jemi gati për të nisur menjeherë procesin e shpronësimeve brenda këtij viti. Kasar –Rrogozhinë është pjesë e Korodirotit Blu dhe vijim i aksit Thumanë -Kashar . Me një gjatësi prej 33.5 km kjo rrugë do të jetë autostradë e kategorisë A dhe do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejt veri- jug si dhe do të lehtësojë trafikun në një prej akseve më të ngarkuara të vëndit, Tiranë –Durrës-tha ministri
Hapi i radhës është nisja e procesit të shpronësimeve, që sipas ministrit pritet të fillojë brenda këtij viti.
Kashar-Rrogozhinë është pjesë e një serie projektesh të mëdha që synojnë transformimin e rrjetit rrugor shqiptar. Krahas këtij aksi, në proces janë edhe Bypass-i i Tiranës, Bypass-i i Elbasanit, Elbasan-Qafë Thanë, Elbasan-Rrogozhinë dhe Milot-Balldren. Investimet synojnë rritjen e kapaciteteve të transportit, përmirësimin e lidhjeve brenda vendit dhe forcimin e integrimit të Shqipërisë me rrjetin europian të transportit-përfundoi ministri
Ky aks rrugor do të ketë një kosto prej afro 500 mln euro. Ai do të jetë më koncesion dhe në përfundim të investimit, rruga do të jetë me pagesë.






Comments