top of page
Të gjithë Artikujt


Reforma Administrativo-Territoriale 2.0, PS propozon uljen e bashkive nga 61 në 46
Mazhoranca ka hedhur në konsultim publik paketën e Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, e cila parashikon një riorganizim të ri të pushtetit vendor në Shqipëri. Deputetët e grupit parlamentar të PS-së, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ua kanë përcjellë propozimin kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë për shqyrtim dhe konsultim me qytetarët brenda një afati 60-ditor. Sipas modelit të propozuar, bashkia mbetet


Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë
Një vit më parë nisi zbatimin në praktikë i një prej marrëveshjeve më të rëndësishme, ajo e njohjes së viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë një vit interesi ka qenë shumë i lartë, për shkak edhe të numri të madhe të emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinjë. Të dhënat flasin se përfituesit në total do të jenë mbi 500 mijë. Beskida Aliaj nga zyra e sindikatës për njohjen e pensioneve, e ftuar në emisionin E-ZONE tha se interesi ka qenë sipas pritshmëri


Marrëveshje për sigurimet shoqërore, sa shqiptarë kanë përfituar pension?
Ka arritur në 20 mijë numri i shqiptarëve që kanë përfituar nga marrëveshjet dy palëshe për sigurimet shoqërore. Bëhet fjalë për njohjen e viteve të punës dhe kontributet që ata kanë paguar në vëndet ku kanë punuar. Shifrën e bëri të ditur ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë e cila njoftoi se këshilli ministrave miratoi marrëveshjen në parim me Slloveninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të arritura. Të dhënat flasin se 11 prej këtyre mar


Thirrje për bojkot ndaj bizneseve, sa kushton të mos dalësh në protestë?
Protesta qytetare ka hyrë n muajin e dytë të saj. Paralelisht, prej disa ditsh, një fushat denigruese ndaj subjekteve ekonomike po zhvillohet në rrjetet sociale. Profile të paidentifikuara po denigrojnë artistët dhe bizneset me argumentin se nuk po mbshtesin protestën qytetare, duke i kthyer rrjetet sociale në gjykatë popullore. Nën sloganin “ose me ne, ose kundër nesh”, kritika ka kaluar shpejt në denigrim. Kjo fushat dukshëm nuk mund të konsiderohet si liri fjale, ajo po cë


Ke status nënpunësi civil? Përfiton kredi me 0% interes. Cili është kushti i dytë ?
300 kuota kredie u miratuan nga qeveria për punonjësit që janë pjesë e administratës publike dhe që janë në nevojë për të blerë një shtëpi për strehim. Aplikantët duhet të jenë mësues, mjekë, infermier, ushtarakë, policë. Dardana Grabovaj drejtore e strehimit në Ministrinë Ekonomisë gjatë një interviste për emisionin E-ZONE tha se aplikimet do të hapen brenda muajit korrik dhe do të jenë të hapura rreth një muaj. “Ky është viti i katërt që zbatohet ky program. Është më i kërk


Shqipëria mbyll detyrimet e BE-së për energjinë
Ministri i Energjisë Enea Karakaçi mori pjesë në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë që u zhvillua në Prishtinë. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i masave që shtetet kanë marrë për integrimin në BE. Fjala e plotë e mimistrit Ishim sot në Prishtinë, në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë, ku paraqitëm të gjitha masat që shtetet kanë marrë për sa i përket përafrimit të Bashkimit Evropian. Njoftova me kënaqësi faktin që tashmë Shqipëria ka miratuar ligjin e sektorit


Nisin aplikimet për kompensimin 10% të TVSH-së për fermerët, përfitojnë 113 mijë
Nga sot kanë nisur aplikimet për përfitimin e kompensimit të TVSH-së për fermerët, përmes autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit, përpunuesit ose subjektet e certifikuara të agroturizmit. Sipas të dhënave të administratës tatimore, në vend janë 113,470 fermerë të pajisur me NIPT që mund të përfitojnë nga kjo skemë. Aplikimi kryhet në platformën e-Filing, ku fermerët duhet të zgjedhin kërkesën për rimbursim, të regjistrojnë llogarinë bankare me numrin IBAN dhe të identifik


Sa lekë rriten pensionet me indeksimin 2.7 %?
Si çdo vit qeveria mori vendimin për indeksimin e pensioneve për të gjitha kategoritë. Këtë vit norma e indeksimit u miratua 2.7% apo 0.2 % më shumë se një vit më parë. Ajo reflekton shtrenjtimin e kostos së jetesës, që ka ardhur edhe si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme. Norma e indeksimit vendoset në bazë të inflacionit që mat shtrenjtimin e jetës së pensionistëve. Inflacioni për pensionistët merr në konsideratë një shportë të veçantë me produktet dhe shërbimet që domin


Puna në shtet, kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike
Instituti i Statistikave konfirmon se ekonomia shqiptare ka patur një performancë pozitive në tre mujorin e parë të këtij vitit. Të dhënat flasin se ekonomia u rrit me 3,71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Sektori publik është ai që po udhëheq rritjen ekonomike. Treguesit e INSTAT flasin se rritja po mbështetet nga apuna në administratë dhe konsumi privat, ndërsa sektorët prodhues vijojnë të shfaqin dobësi. Konkretisht kontributin më të madh në zgjerimi


Ministria shtyn afatin e Skemës Kombëtare, fermerët kanë kohë deri më 6 korrik
Ministria e Bujqësisë ka shtyrë me 10 ditë afatin për aplikimet në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare për fermerët. Vendimi vjen pas rritjes së numrit të aplikimeve në ditët e fundit, ndërsa autoritetet synojnë t'u japin më shumë kohë fermerëve për të përfituar nga subvencionet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se deri tani kanë aplikuar rreth 40 mijë fermerë. Sipas tij, afati i ri për aplikime është 6 korriku, duke u krijuar mundë


Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi, ka peshën më të lartë në Europë
Shqipëria ka ndërtuar një model ekonomik që bazohet te ndërtimi, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Sipas shifrave të Eurostat, në vitin 2024 (të dhënat e fundit të disponueshme), ndërtimi solli 13.8% të vlerës së shtuar bruto (GVA), e cila mat vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik, pa përfshirë taksat neto mbi produktet. Kjo shifër është dy herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, prej 5.5% dhe rekord në rajon. Shteti i dytë, ku ndërtimi kontribuon më shumë


Nisin fluturimet direkte Tiranë–Toronto, në pritje me SHBA-në
Shqipëria dhe Kanadaja nga muaji Qershor lidhen me një fluturim direkt, pas inaugurimit të linjës Tiranë–Toronto në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një zhvillim të rëndësishëm për afrimin e komuniteteve, biznesit dhe turizmit mes dy vendeve, ndërsa njoftoi se objektivi i radhës është hapja e fluturimeve direkte me Shtetet e Bashkuara. Gjatë ceremonisë, Rama theksoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në Shqipëri, nga 2.2 milionë pa
bottom of page