Sa lekë rriten pensionet me indeksimin 2.7 %?
- Jun 30
- 1 min read

Si çdo vit qeveria mori vendimin për indeksimin e pensioneve për të gjitha kategoritë. Këtë vit norma e indeksimit u miratua 2.7% apo 0.2 % më shumë se një vit më parë. Ajo reflekton shtrenjtimin e kostos së jetesës, që ka ardhur edhe si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme.
Norma e indeksimit vendoset në bazë të inflacionit që mat shtrenjtimin e jetës së pensionistëve. Inflacioni për pensionistët merr në konsideratë një shportë të veçantë me produktet dhe shërbimet që dominojnë jetën e një të moshuari.
Sot pensioni mesatar rural është në nivelin e 11.878 lekëve. Me një indeksim prej 2.7% pensioni mesatar rural do të rritet me 320 lekë.
Sa i përket pensionit mesatar urban, ai sot është në nivelin e 20.123 lekëve. Me indeksim prej 2.7% rritja do të jetë 543 lekë.
Paratë shtesë do të mund të meren nga data 1 korrik. Përtej këtij indeksimi pensionet mbeten ende shumë të ulta dhe një pensionist nuk mund të përballojë jetesën. Prej kohësh qeveria ka nisur bisedimet me Bankën Botërore, me qëllim rishikimin e skemës së pensioneve por deri më tani ende nuk ka një formulë finale. Ndërkohë nga janari i këtij viti 80 % e pensionistëve përfituan rritje në varësi të kushteve dhe kritereve, një rritje që është e shtrirë përgjatë gjithë vitit. Por nga skema që u përdor gati 100 mijë pensionistë nuk u preken nga rritja e pensionit. Ekobiz






Comments