Thirrje për bojkot ndaj bizneseve, sa kushton të mos dalësh në protestë?
- Jul 9
- 2 min read

Protesta qytetare ka hyrë n muajin e dytë të saj. Paralelisht, prej disa ditsh, një fushat denigruese ndaj subjekteve ekonomike po zhvillohet në rrjetet sociale. Profile të paidentifikuara po denigrojnë artistët dhe bizneset me argumentin se nuk po mbshtesin protestën qytetare, duke i kthyer rrjetet sociale në gjykatë popullore. Nën sloganin “ose me ne, ose kundër nesh”, kritika ka kaluar shpejt në denigrim. Kjo fushat dukshëm nuk mund të konsiderohet si liri fjale, ajo po cënon lirinë thelbsore, atë të të bërit biznes. Komentet negative në platformat on line po përhapen me shpejtësi.
“Për mua kjo është e papranueshme sepse të sulmosh bizneset në vetvete, do të thotë të sulmosh ekonominë e të gjithë shoqërisë. Ekonomia nuk është vetëm e një numri biznesesh, por është e gjithë vendit dhe e gjithë shoqërisë. Dhe të targetosh një sërë të caktuar biznesesh pse nuk kanë marrë pjesë në protestë, kjo nuk ka se si të justifikohet. Dëmi që mund të sjellë në ekonominë e vendit më pas është i madh dhe i keq. Mundet që si pasojë e këtij marketingu të keq dhe uljes së konsumit në biznese të caktuara, të ndikojë te punësimi, te tatimet që ata paguajnë, te qarkullimi, xhiroja e përgjithshme që ata bëjnë dhe në fund ndikon edhe tek e gjithë ekonomia në tërësi”. -komenton ERGIS SEFA – ekspert për ekonominë
Profilet janë të mirëorganizuara në nismën e tyre për të sabotuar punën private të bizneseve, duke orientuar edhe si duhet të formulohet një përshkrim i keq. Por pa menduar që kjo situatë mund të shfrytëzohet nga konkurrentët në treg.
“Është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm që në fillim me mesazhe të tilla sepse nuk ndalon me një, dy apo tre biznese, por mund të shkojë me 10, 20, 100 e kështu me radhë. Mund të jetë edhe një formë për të eliminuar konkurrencën apo për të vënë në disavantazh konkurrencën. Elementë të caktuara promovojnë dhe shtyjnë ose përfitojnë nga kjo dallgë sulmuese për përfitimet e tyre. Godasin konkurrencën dhe lirojnë sadopak vend në treg që nuk e fitojnë dot përmes shërbimit, cilësisë. Është shumë gabim dhe shumë e dëmshme.” –vijon më tej Sefa
Momenti kur bizneset po përballen me këtë valë sulmesh është gjatë sezonit turistik, një akt gati antikombëtarë në sektorin me zhvillimin më të vrullshm në ekonomi.
“Është një dëm që duhet kohë të rikuperohet nëse vazhdon dhe përhapet akoma më shumë. Turizmi në themel ka marketimin e Shqipërisë si një vend i qëndrueshëm, i sigurt, me cilësi në shërbime, nëse në këtë valë ti vendos këto frena, atëherë do të sjellë dëme në turizëm dhe do t’i shohim në vitet që vijnë.”
Njohës të fushës bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje dhe që ky vrull të ndalet menjher, duke nënvizuar se ekonomia është e të gjithëve dhe dëmtimi apo zhvillimi i saj na prek të gjithëve e mund të ketë pasoja të pallogaritshme.






Comments