top of page

Marrëveshje për sigurimet shoqërore, sa shqiptarë kanë përfituar pension?

  • Jul 15
  • 1 min read


Ka arritur në 20 mijë numri i shqiptarëve që kanë përfituar nga marrëveshjet dy palëshe për sigurimet shoqërore. Bëhet fjalë për njohjen e viteve të punës dhe kontributet që ata kanë paguar në vëndet ku kanë punuar.

Shifrën e bëri të ditur ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë e cila njoftoi se këshilli ministrave miratoi marrëveshjen në parim me Slloveninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të arritura. Të dhënat flasin se 11 prej këtyre marrëveshjeve janë me vendet e Bashkimit Evropian.  

Sipas ministres Ibrahimaj marrëveshjet synojnë të garantojnë të drejtat e qytetarëve që kanë punuar në Shqipëri dhe në vendet e BE-së, duke u njohur periudhat e kontributeve për përfitimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera sociale.

“Njohja e viteve të punës jashtë vendit ka qenë një çështje e mbartur ndër vite, ndërsa vitin e kaluar u finalizua edhe marrëveshja me Italinë për njohjen e kontributeve shoqërore një nga marrëveshjet më të rëndësishme për shkak të numër të madh të përfituesve”- tha Ibrahimaj

Aktualisht në proces janë dhe katër marrëveshje të tjera me vende të ndryshme ku ka shqiptare që jetojnë dhe punojnë. Marrëveshja me Greqinë është ajo e cila nuk po finalizohet. Pas Italisë, Greqia ka numrin më të madh të shqiptarëve të punojnë dhe paguajnë sigurime shoqërore

 

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page