Ministria shtyn afatin e Skemës Kombëtare, fermerët kanë kohë deri më 6 korrik
- Jun 28
- 1 min read

Ministria e Bujqësisë ka shtyrë me 10 ditë afatin për aplikimet në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare për fermerët. Vendimi vjen pas rritjes së numrit të aplikimeve në ditët e fundit, ndërsa autoritetet synojnë t'u japin më shumë kohë fermerëve për të përfituar nga subvencionet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se deri tani kanë aplikuar rreth 40 mijë fermerë. Sipas tij, afati i ri për aplikime është 6 korriku, duke u krijuar mundësi edhe atyre që nuk kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit fillestar. Në fokus të deklaratave të ministrit ishte edhe programi IPARD. Ai njoftoi se në ditët në vijim pritet mbërritja e një delegacioni të Komisionit Europian për të diskutuar hapat që do të çojnë në zhbllokimin e fondeve. Salla u shpreh optimist se procesi po ecën pozitivisht dhe se institucionet shqiptare po përmbushin kërkesat e nevojshme. Ministri komentoi gjithashtu projektligjin që parashikon mundësinë e blerjes së tokës bujqësore nga shtetasit e huaj pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se nisma është ende në fazën e konsultimeve dhe se miratimi i saj kërkon një proces të gjatë. Skema Kombëtare ka një vlerë prej 5.2 miliard lekë për vitin 2026.






Comments