top of page
Të gjithë Artikujt


Aeroporti i Vlorës, hapet rruga për marrëveshje? Qeveria dhe koncesionari rikthehen në negociata
Përplasja mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës duket se mund të ketë hyrë në një fazë të re, pas zhvillimeve të fundit mes palëve. Një takim i zhvilluar mes përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës, shoqërisë koncesionare Vlora International Airport dhe përfaqësuesve ligjorë të aksionerëve të saj ka hapur mundësinë për një zgjidhje të negociuar të situatës. Takimi vjen disa javë pasi qeveria kishte nisur procedurat për zgjidhjen e ko


Sigurimi i fermerëve, Shqipëria sheh nga Turqia: Në analizë modeli “TARSIM”
Bujqësia shqiptare pritet të ketë një mekanizëm më të strukturuar për sigurimin e prodhimit dhe të ardhurave të fermerëve. Ministria e Bujqësisë ka nisur shqyrtimin e modeleve të ndryshme që përdoren në vende të tjera, me synimin për të ndërtuar një skemë që t’i përshtatet realitetit të vendit dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me objektivat e integrimit europian. Ministria ka nisur një proces krahasimi të sistemeve të sigurimit që funksionojnë në Europë dhe në vende të tj


Defekti në linjën kryesore lë pa ujë disa zona të Tiranës, UKT në terren
Një defekt i rëndë në një prej linjave kryesore të transmetimit ka ndërprerë përkohësisht furnizimin me ujë në disa zona të Tiranës. Sipas njoftimit të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës (UKT), avaria është konstatuar në linjën prej çeliku me diametër DN 1100 mm, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit. Si pasojë e defektit, ndërprerja e furnizimit prek banorët e Selitës, Kodrës së Diellit, Astirit, Yzberishtit, Pallateve Çabej, Kodër Kamzës dhe Fushës Misto Mame. UK


Shpronësime për nyjen e re të Laknasit, miliona lekë për pronarët e prekur nga zgjerimi i Tiranë-Durrës
Një tjetër hap është ndërmarrë për ndërtimin e nyjes së re që do të lidhë rrugën e Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës. Në Fletoren Zyrtare është publikuar kërkesa për shpronësim të pronarëve të pasurive private që preken nga projekti, ndërsa vlera paraprake e kompensimit llogaritet në rreth 20 milionë lekë. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka publikuar në kërkesën për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme private që preken nga realiz


Kashar-Rrogozhinë, gati projekti për autostradën 33.5 km. Kur do të nis ndërtimi?
Projekti për ndërtimin e aksit Kashar-Rrogozhinë ka përfunduar dhe është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Dokumenti i plotë ka mbërritur në ministrinë e infrastrukturës për të vijuar më tej me proceset e tjera. Gjatë një postimi në rrjetet sociale ministri Enea Karakaçi ndau disa detaje nga projekti që sipas tij do të nis ndërtimin brenda vitit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe jemi gati për të n


Çmimet nën monitorim/ Nga shtatori nis “PriceWatch Albania”, ja si do të funksionojë
Nga muaji shtator pritet të nisë “PriceWatch Albania”, një platformë e re që synon t’u japë konsumatorëve mundësinë të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve bazë në treg. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale Delina Ibrahimaj, e cila thekson se qëllimi është rritja e transparencës dhe informimi më i mirë i konsumatorëve. Sipas Ibrahimajt, platforma do të integrohet edhe në "PasqyrAlbania" dhe do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë, por edhe kon


Marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Pasuritë e krimit do të ndahen mes dy vendeve
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë finalizuar një marrëveshje të re për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga aktiviteti kriminal, duke vendosur një precedent të parë në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja lidhet me një çështje penale të zhvilluar në Angli dhe Uells, që kishte në qendër një komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar. Në kuadër të hetimeve dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve, u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipër


IPARD III: Premtime pa fund, fondet ende të bllokuara
Historia e IPARD në Shqipëri nuk është më thjesht histori e një fondi europian të bllokuar. Është kthyer në një test për mënyrën se si administrata shqiptare përballon një problem të konstatuar nga institucionet europiane, sa shpejt zbaton masat korrigjuese dhe, mbi të gjitha, sa të besueshme janë afatet që u komunikohen fermerëve. Në korrik 2023, Komisioni Europian ndërpreu financimet e lidhura me programin IPARD II, pas hetimit të OLAF për parregullsi në menaxhimin e fondev


Berati drejt transportit publik elektrik dhe inteligjent, mbi 276 mln lekë investim
Mbi 276 milionë lekë pritet të investohen për modernizimin e transportit publik në qytetin e Beratit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent, që synon të transformojë flotën dhe mënyrën e funksionimit të shërbimit urban. Projekti nuk kufizohet vetëm te blerja e mjeteve elektrike, por përfshin edhe ndërtimin e infrastrukturës së karikimit, vendosjen e stacioneve inteligjente dhe imple


Trafiku i rënduar drejt juglindjes, makthi shoferëve, bie numri i turistëve
Rreth 30 minuta nevojiten gjatë fundjavës për të përshkuar vetëm 3 kilometra rrugë në autostradën Tiranë–Elbasan, për shkak të trafikut të rënduar. Prej disa muajsh, trafiku i rënduar i mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të Juglindjes së vendit po krijon radhë të gjata kilometrike përgjatë aksit Tiranë–Elbasan. Problematika me trafikun nis që në fshatin Shijon, në krah të autostradës së Elbasanit. Konkretisht në orën 16:40, nga fshati Shijon deri te rrethrrotullimi i Bradas


Lajm i mirë për administratën, hapen aplikimet për kredi për shtëpi pa interes
Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me 0% interes. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi hapjen e aplikimeve për 300 kuota, të parashikuara për blerjen e një banese. Thirrja e re do të hapet më 27 gusht, të premten, deri më 25 shtator 2026. Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania. Skema synon të ndihmojë punonjësit e administratës publike që plotësojnë kriteret ligjore për të siguruar një banesë. Kredia do të mundë


A mund të merret me qira një shtëpi e sekuestruar dhe e konfiskuar?
Pasuritë e administruara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mund të jepen me qira për individë, subjekte private apo institucione publike, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga legjislacioni. Agjencia ka publikuar një udhëzim për qytetarët dhe subjektet e interesuara, duke sqaruar mënyrën se si mund të paraqitet kërkesa për marrjen me qira të këtyre pasurive. Sipas AAPSK-së, pasuritë që ndodhen nën administrimin e saj mund
bottom of page