top of page
Të gjithë Artikujt


Pensioni i pleqërisë, ja hapat që duhet të ndiqni. Detaji që shumë e harrojnë
Qytetarët që kanë arritur moshën dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara për përfitimin e pensionit të pleqërisë mund të paraqesin kërkesën për pension përmes e-Albania, pa qenë e nevojshme që aplikimi të nisë fizikisht pranë zyrave të sigurimeve shoqërore. Procesi kërkon plotësimin e të dhënave personale, zgjedhjen e llojit të pensionit dhe deklarimin e periudhave të punësimit dhe të dhënave të tjera që lidhen me sigurimet. Për të nisur procedurën, qytetari duhet të: 1. Hyjë në


Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të


Gjyqi për pronat, ja procedura që duhet të dini
Një proces gjyqësor që lidhet me një pronë nuk duhet të mbetet vetëm në dokumentet e gjykatës. Për të bërë të ditur zyrtarisht se mbi një pasuri ekziston një pretendim apo konflikt në shqyrtim, kërkesë-padía mund të regjistrohet edhe në të dhënat kadastrale të pronës. Ky veprim bën që informacioni mbi procesin gjyqësor të pasqyrohet në kartelën e pasurisë dhe të jetë pjesë e informacionit zyrtar që lidhet me të. Ku pasqyrohet kërkesë-padía? Pas përfundimit të procedurës, info


Kujdes! Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet sonte. Si mund të lëvizni
Qarkullimi në aksin kryesor Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë do të kufizohet përkohësisht gjatë tre netëve, duke nisur nga sot, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit për zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III. ARRSH njofton se sot, nesër dhe më 3 shtator, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar sigurinë gjatë punimeve, korsitë e lëvizje


Tregu i punës "zien", mijëra vende të lira. Profesionet që kërkohen më shumë
Bizneset shqiptare vijojnë të kenë nevojë për punonjës në profile të ndryshme, ndërsa të dhënat për muajin gusht tregojnë një kërkesë të ndarë mes profesioneve të shërbimit dhe atyre që kërkojnë arsimim apo specializim. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, 5.350 vende pune janë të lira, duke treguar se nevoja për punonjës mbetet e konsiderueshme, përtej plotësimit të vende me fuqo të huaja. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, pjesa dërrmuese


Sa është fatura e rikthimit në shkollë? - Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Pak ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit po përballen me faturën e përgatitjes së fëmijëve. Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të para deri në të pesta të shkollave publike pajisen me tekste falas, ndërsa ata të klasave të gjashta deri në të nënta i marrin librat në përdorim falas. Në arsimin e mesëm, nga kjo skemë përfitojnë vetëm kategori të veçanta nxënësish. Edhe pse tekstet sigurohen falas për një pjesë të nxënësve, blerja e çantës, mjetev


Reduktim drastik i flotës! Tirana sot me 72 autobusë më pak, kaos në stacione
Numri i autobusëve urbanë në qarkullim në Tiranë është reduktuar ndjeshëm. Nga 272 autobusë të parashikuar për shërbimin urban, aktualisht janë në qarkullim rreth 200, çka do të thotë se rreth 72 mjete më pak po operojnë në linjat e transportit publik. Reduktimi është bërë për shkak të kostove të larta të operimit, veçanërisht të çmimit të karburantit. Shoqatat e transportit urban kanë argumentuar se nafta vijon të jetë e shtrenjtë dhe se kjo situatë po rëndon aktivitetin e o


Skema Kombëtare e Mbështetjes, AZHBR zgjat afatin për fermerët: Ja data e re për dorëzimin e dokumenteve
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar zgjatjen e afatit për fermerët aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026. Sipas njoftimit zyrtar, afati i ri përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit shtesë është 11 shtator 2026. AZHBR bën me dije se shtyrja e afatit synon t’u krijojë aplikantëve mundësi të mjaftueshme për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar, si dhe t’u lehtësojë përfundimin e procesit të verifikimit administrativ. Agjencia u drejt


Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokime të përkohshme në autostradën Tiranë–Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë netëve të 1, 2 dhe 3 shtatorit 2026 do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Tiranë–Durrës, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në intervalin orar 23:00–05:00 do të realizohet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit, çka do të sjellë bllokim të përkohshëm të korsive të


Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesata


Alarm në transportin publik/ Nga 1 shtatori, deri në 30% më pak autobusë në qarkullim
Operatorët e transportit publik paralajmërojnë se duke nisur nga 1 shtator 2026 do të reduktojnë me rreth 20-30% numrin e mjeteve në qarkullim, për shkak të vështirësive financiare dhe rritjes së kostove të operimit. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i është drejtuar me një kërkesë Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke kërkuar


Çmimi në raft nuk përputhej me atë në kasë, Tatimet kapin në shkelje bizneset në Tiranë
Denoncimet e qytetarëve për mospërputhjen mes çmimeve të afishuara në raftet e dyqaneve dhe vlerave të aplikuara në momentin e pagesës kanë vënë në lëvizje strukturat e Administratës Tatimore. Në vijim të raportimeve, Task Forca e Administratës Tatimore ka zhvilluar kontrolle në terren në katër subjekte tregtare në Tiranë, me qëllim verifikimin e problematikës së denoncuar nga qytetarët. Nga kontrollet e kryera është konfirmuar se kishte raste ku çmimi i shfaqur për produktet
bottom of page